Lajme

Zv/kryeministri i Serbisë: Nuk pres shumë nga Haga, do të ketë vetëm shpërlarje figurash si më parë

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 04 April 2023

Duke folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara të Hagës, zv/kryeministri serb Millosh Vuçeviq, i cili merr mandatin e kryeministrit në rotacion me Ana Brnabiqin pas 2 vitesh mandati nga kjo e funda, thotë se nuk ka pritshmëri se do të ketë dënime të të akuzuarve. Sipas tij, do të jetë njëjtë me gjyqet e mëhershme ndaj liderëve tjerë shqiptarë, transmeton Insajderi.

“Nuk kam pritshmëri të mëdha nga ky gjyq. Ne e kemi parë si kanë shkuar ato më herët me liderët tjerë shqiptarë, e lëre më me terroristë, si dolën para gjyqeve, dhe sikur përmes një maqineje shpërlarëse, iu lanë rezymet dhe i rikthyen të dëshmuar të pafajshëm në jetën politike dhe publike të Kosovës”, ka thënë ai në B92.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera