Kandiq: Serbët deshtën të më vrisnin dhe fajin t’ia lënë UÇK-së
Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 04 April 2023
Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, vite më parë e kishte publikuar një shkrim ku flet për kërcënimet që ajo kishte marrë nga forcat serbe.
Kandiq përmend faktin se serbët kishin dashur ta vrasin dhe fajin t’ia lënë UÇK-së.
Ajo ka dhënë detaje tronditëse rreth vrasjes së nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Fehmi Agani.
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, tha se ish-gjyqtarja Danica Marinkoviq, e kishte mohuar vrasjen e numrit dy të LDK-së nga aparati shtetëror serb.
“Më 27 maj 1999, në ditën kur u bë publike aktakuza kundër Millosheviqit, isha rrugës për në Prizren për të marrë gruan dhe fëmijën e redaktorit të gazetës Koha Ditore, policia më ndaloi në një postbllok në Lipjan. Më kërkuan letërnjoftim dhe kontrolluan makinën në të cilën gjetën raporte të FDH-së për shkelje të të drejtave të njeriut. Ata kontaktuan menjëherë me Sigurimin e Shtetit dhe më çuan në një shtëpi që shërbente si seli e tyre, ku dy inspektorë më morën në pyetje për orë të tëra. Shoferi im u mbajt veçmas dhe u tha se do të vritej si të gjithë ata që flisnin anglisht. Kur thashë se ku po shkoja dhe pse, ata filluan të bërtisnin se jam spiune dhe tradhtare dhe se nuk do të më linin t’i përcillja shqiptarët. Duke kërcënuar se do të më akuzonin për spiunazh, ata thanë se do të zhdukesha natën dhe do t’i tregonin publikut se jam zhdukur në territorin e kontrolluar nga UÇK-ja. Unë sugjerova që ata të konsiderojnë besueshmërinë e një raporti për zhdukjen e një aktivisti të të drejtave të njeriut pikërisht në ditën kur u bë publike aktakuza e Millosheviqit“, theksoi ajo.
Ajo tutje në shkrimin e publikuar në vitin 2002, tregoi edhe se si i kishte reaguar ashpër ish-gjyqtares serbe.
“Gjyqtarja Marinkoviq e vendos veten si mbrojtëse e viktimave serbe dhe policisë serbe, por përpjekjet e saj për të manipuluar opinionin publik janë të kota. Nga policia dihet se kush e vrau Fehmi Aganin, kush çfarë bëri në Kosovë, kush qëlloi me armë, kush hoqi kufomat, kush plaçkiti nga kamioni, kush i solli urdhrat nga Beogradi dhe i përcolli lavdërimet dhe shprehjet e presidentit“, thuhet tutje në shkrim.
Aktivistja serbe e të drejtave të njeriut shtoi se Fehmi Agani dhe familja Ahmeti nga fshati Likoshan i Skenderajt, ishin vrarë pas urdhrit të gjyqtares Danica Marinkoviq.
“Gjithnjë e më shumë polic po dalin me atë që ka ndodhur realisht në Kosovë. Prej tyre kam dëgjuar për herë të parë për vrasjen e Fehmi Aganit. Kam dëgjuar edhe prej tyre se urdhrat e likuidimit nuk jepeshin vetëm nga komandantët e policisë dhe ushtarakëve. Më thanë se Danica Marinkoviq personalisht ka urdhëruar që të pushkatohen disa të plagosur të familjes Ahmeti më 28 shkurt 1998 në fshatin Likoshan/. Më pas, një gjyqtare hetuese, ajo erdhi për të kryer një hetim në terren së bashku me Jovica Jovanoviq, zëvendësprokurorin e qarkut dhe një ekip hetuesish. Jashtë shtëpisë së Ahmetit kishte një grumbull kufomash në të cilat disa burra ende jepnin shenja jete. Në prani të rreth 30 pjesëtarëve të Njësive Speciale Antiterroriste, Danica Marinkoviq dyshohet se ka thënë: “Nuk po i marr – vrisni”. Burrat u vranë nga një armë “Heckler”. Nuk kishte asnjë hetim dhe, më 1 mars 1998, 14 kufoma u dërguan në morgun e spitalit të Prishtinës. Gjyqtari hetues nuk ka urdhëruar kryerjen e autopsisë dhe pasi janë identifikuar, kufomat janë marrë nga familjarët. Pjesëtarët e forcave policore të ngarkuara në operacionin e Likoshanit thanë se pranë kufomave ishin vendosur pushkë dhe granata, pas së cilës u fotografuan dhe u përdorën për të “informuar” opinionin për ngjarjen“, thuhet ndër të tjera në shkrimin e Natasha Kandiq.
Të tjera
-
Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë ...
-
Imami kosovar thirrje Kurtit e Haxhiut: Lejoni shamitë në shkolla!
Imami Kosovar Labinot Maliqi, përmes një postimi ne facebook i ka bërë thirrj...
-
Besnik Tahiri: Nëse e bën këtë, unë i them hallall të koftë Albin Kurti
Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i pakënaqur me punën e...
-
Marëdhënie në nivel strategjik
Kina deklaroi ngritjen e marrëdhënieve me Hungarinë Serbinë mbi nivelin e par...
-
Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të jetë me 30 deputetë shqiptarë
Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqip...
-
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Radoiçiqit, fituan miliona euro
Mbi 23.5 milionë euro. Kaq fituan tri kompani ndërtimi në Serbi, të cilat gje...
-
Kurti: Vazhdojnë të mblidhen dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Institut...
-
Gjenerali amerikan merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Gjeneral brigade Arthur J. Garffer nga ushtria amerikane ka marrë zyrtarisht ...
-
Bajrami – Gërvallës: S’mbulohën dështimet në politikën e jashtme me të pavërteta për ekonominë e Kosovës
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar, min...
-
Abdixhiku takon delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së: LDK-ja i ruan dhe i kultivon raporte me forcat kryesore evropiane
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka mirëpritur delegacionin 30 anët...
-
Skandaloze: Në parcelën ku duhet të ndërtohet një çerdhe në Prishtinë, po ngrihet një objekt banesor
Një skandal i madh, i pa parë deri më tash po ndodh në komunën e Prishtinës, ...
-
Bashkëluftetari i Ilir Konushevcit: S’kemi menduar kurrë se do t’i bëhej pritë në shtetin që kishim më së shumti besim
Sot janë bërë 26 vjet që nga rënia e heroit të kombit, Ilir Konushevci, bashk...