Lajme

E konfirmuar: Është hakuar faqja e Facebook-ut të Hashim Thaçit, Policia e Kosovës e njoftuar

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 02 April 2023

Ish-presidenti Hashim Thaçi duket se ka mbetur edhe pa faqen e tij të famshme në Facebook. Ish-këshilltari i tij, Adil Behramaj, e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Hashim Thaçi ishte goxha aktiv në faqen e tij në Facebook kur ishte pjesë e skenës politike vendore.

Por, prej sot kjo faqe nuk u gjet në Facebook në formën e njëjtë.

-Advertisement-

E lajmi se faqja është hakuar tashmë u konfirmua edhe nga ana e një bashkëpunëtori të tij.

“Po, faqja zyrtare e presidentit Thaçi, e cila ka qene pasive qe nga dita e dorëheqjes se tij, me 5 nëntor 2020, është hakuar. Asaj i është ndryshuar emri, fotoja dhe karakteri. Rastin tashme e kemi adresuar zyrtarisht ne Policinë e Kosovës,” – ka konfirmuar për Insajderin, ish-këshilltari i Thaçit Adil Behramaj.

Kujtojmë se sot do të mbahet një marsh përkrahës për Thaçin dhe ish-liderët tjerë të UÇK-së që po mbahen në Hagë nën akuzat për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera