Franca dhe Gjermania kërkojnë një propozim të shpejtë për Asociacionin
Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 31 March 2023
Franca e Gjermania i kanë bërë thirrje Kosovës e Serbisë, që të zbatojnë marrëveshjet që u arritën mes tyre për ujdinë bazë sipas propozimit evropian për normalizimin e raporteve.
Më 27 shkurt në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u pajtuan që dokumenti në fjalë të mbetet i pa ndryshuar përderisa më 18 mars ata në Ohër u pajtuan, por pa nënshkruar me aneksin e zbatimit të ujdisë në fjalë.
“Nëse shohim jashtë, atëherë shihet se pranvera po vjen, lisat po lulëzojnë, bari është më i gjelbër dhe pas një dimri të tensionuar e të ftohtë po shohim shenjat e mundshme të pranverës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Olivier Guerot, Ambasador i Francës në Kosovë.
Sikur francezi ashtu dhe gjermani folën për pasoja nëse zotimet e nga Brukseli e Ohri nuk zbatohen. Por se për çfarë pasoja bëhet fjalë ata si përmenden, derisa ftuan që koncentrimi të jetë në anën positive.
“Ka obligime për të dyja palët. Lexojeni marrëveshjen aty është ndërrimi i misioneve të përhershme, njohja e simboleve shtetërore, s’ka kundërshtime. Shpresoj në më pak fokus ndaj deklaratave e më shumë në veprime”, theksoi Jorn Rohde, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë.
Si të ftuar në një debat nga Media Qendra në Çagllavicë të dy ambasadorët u treguan përkrahës të fortë të aspiratave euroatlantike të Kosovës, siç është hyrja në Këshill të Evropës.
E një detyrë që pritet nga pala kosovare është e pashmangshme.
“Ka pritje nga ne për Qeverinë e Kosovës që të del me një propozim për Asociacionin. Ne e presim këtë dhe i inkurajojmë ata ta bëjnë, dhe kjo duhet të jetë shumë e qartë”, shtoi i pari i Parisit në Prishtinë.
Nga ana e tij Rohde u shfaq i shqetësuar ndaj një fenomeni që po ngjan në veri të vendit.
“Lexova sot se vetura janë djegur në veri të personave të cilët kanë ndryshuar targat e veturave. Jemi në shekullin 21. Si mund të digjni veturat?”, tha i pari i Berlinit në Prishtinë.
Të tjera
-
Reagimi i DASH-it, Kandiq: Edhe Zoti ka çuar duart nga Serbia
Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi De...
-
Nis seanca në nderim të rënies së komandantit Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve
Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën solemne në nderim të rënies së komandant...
-
ATK: Brenda vitit janë fiskalizuar mbi një mijë biznese
Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë ...
-
Dërgohet në OKB propozimi final për rezolutën për Srebrenicën
Propozimi final për rezolutën për Srebrenicën i është dërguar presidentit të ...
-
Miratohet projekt-ligji për rregullimin e tregtimit për kripto-asetet
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar projektl...
-
Mentor Latifi, ambasadori i ri i Kosovës në Zvicër
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka emëruar Mentor Latifin, ambasador të...
-
Zhduken dy persona, një vajzë e mitur në Podujevë dhe një pacient nga Enti Special në Shtime
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukjes në 24-orët e fundit. ...
-
ShSKUK-ja do të bëhet me dy klinika të reja
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të vihet gurth...
-
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Minis...
-
Vde kje e dyshimtë në Dragash
Një vdekje e dyshimtë është duke u hetuar nga policia në Dragash, shkruan Gaz...
-
Plag osja në Lupç: Tre persona ende në QKUK, konfiskohen vetura dhe fish ekë
Pesë persona janë arrestuar të mërkurën nga policia në fshatin Lupç të Poduje...
-
OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë
Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vite...