Lajme

Humb jetën në burgun e Peqinit i dënuari me burgim të përjetshëm

Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 07 March 2023

Një i dënuar me burgim të përjetshëm ka ndërruar jetë në burgun e Peqinit. Viktima Edmond Batra, alias (Edi) Mond Batra, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në 2014 në Shkodër.

Ka qenë viti 2014, kur Batra vrau me armë zjarri kambistin Lulash Kroni dhe muzikantin Marian Trepçi, gjatë një tentative grabitjeje.

I dënuari ndodhej në ajrim kur nuk është ndjerë. Dyshimet paraprake janë se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera