Shoqëria civile s’pret rezultate nga strategjia për luftim të korrupsionit
Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 05 March 2023
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për themelin e strukturave për hartimin e strategjisë për luftimin e korrupsionit, po vlerësohet si i vonuar. Madje, shoqëria civile shprehet skeptike edhe për rezultatet që mund të japë kjo strategji.
Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), konsideron se veprim i ekzekutivit kosovar për të ndërmarrë hapa drejt hartimit të kësaj strategjie, është vonesë disa mujore.
Ai thotë se ndonëse strategjisë për luftimin e korrupsionit nuk kanë munguar, përsëri nuk ka pas rezultate në këtë drejtim.
“Mungesa e rezultateve në luftën kundër korrupsionit në Kosovë asnjëherë nuk ka ardhur si rezultat i mungesës së strategjisë të caktuara, ka pasur strategji të ndryshme kundër korrupsion, mirëpo mungesa e vullnetit politik për të zbatuar këto strategji dhe për të ndërmarrë të gjitha veprimet ka qenë arsyeja pse nuk kemi pas rezultate kundër korrupsion. Për këtë strategji nuk mund të themi se është diçka e keqe, mirëpo në vetvete si veprim derisa nuk ka veprime konkrete në bazë të kësaj strategjie, nuk mund të themi se paraqet rezultat në luftën kundër korrupsionit”, thotë ai.
Shala nga IKD kërkoi qasje gjithëpërfshirëse për hartimin e kësaj strategjie, pasi konsideroi se duhet vullnet politik por edhe institucional për zbatimin e saj.
Sipas tij, mbikëqyrja e kësaj strategjia nga Agjencia Kundër Korrupsion nuk paraqet siguri se veprimet dhe rekomandimet e strategjisë do të zbatohen.
“Ne besojmë që strategjia duhet të ketë një qasje gjithëpërfshirëse tani më i kemi disa dokumente shumë të rëndësishme që rrjedhin nga rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit, siç është strategjia për sundimin e ligjit dhe në bazë të kësaj strategjie dhe të qasjes ndërinstitucionale duhet të parashihen veprime për të gjitha institucionet”.
“Mirëpo, në vetvete përfshirja e këtyre veprimeve nuk mund të themi se paraqet rezultat përderisa për zbatimin e këtyre veprimeve dhe për gjenerim të rezultateve nuk ka vullnet si nga qeveria si nga institucionet ligj-zbatuese apo institucionet e sistemit të drejtësisë. Përkundër faktit që është ndoshta pozitive që vetëm është një mekanizëm për monitorimin e kësaj strategjie, prapë se prapë nuk mund të themi se objektivisht garanton siguri shumë të madhe për zbatimin e rekomandimeve të caktuara”, shprehet Shala.
Edhe nga Lëvizja Fol e konsiderojnë si të vonuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për nisjen e punës për hartimin e strategjisë për luftim të korrupsionit.
Viona Bunjaku, monitoruese në Lëvizjen “FOL”, nënvizon se afati deri në dhjetor i dhënë për përfundimin e draftit të kësaj strategjie krijon mundësi për mosluftim të kësaj dukurie.
“Ky vendim i qeverisë është pothuajse një vendim shumë i vonshëm për shkak se janë bërë 2 vite që nuk kemi strategji të qartë, e cila vepron kundër korrupsionit, kështu që, shpresojnë që kjo strategji të miratohet dhe të bëhet sa më shpejt. Mirëpo, edhe afati që është dhënë në vendimin e qeverisë është shumë i vonshëm për shkak se grupi punues ka afat deri në 1 dhjetor të dorëzoj hartimin e strategjisë dhe ky afat është prapë i tejzgjatur për shkak se kjo vonesë dëmton shumë edhe institucionet tjera dhe nuk arrihet qëllimi për luftimin e korrupsionit as në këtë vit për shkak të mosmiratimit të kësaj strategjie deri në fund të vitit”, deklaron Bunjaku.
Ajo kritikon Qeverinë e Kosovës për mospërfshirje të shoqërisë civile në grupin punues për hartimin e kësaj strategjie, derisa shpreson që do të hartohen hapa konkret për parandalimin e korrupsionit.
“Po shpresojmë shumë që ky grup punues të punoj në hapa konkret që do t’i prekte ato institucione se duhet t’i luftojnë korrupsioni, pasi që i dimë edhe statistikat e viteve të kaluara nuk përkojnë shumë me rezultat të mirë, por presim që kjo strategji të jetë një strategji e duhur”, thekson ajo./KP
Të tjera
-
“Ka koalicion mes PDK-së dhe LVV-së”
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dek...
-
Rrustemi i VV-së: Në sallën e Kuvendit po bëhen disa punime teknike, nuk ka seancë këtë javë e as javën tjetër
Këtë javë por as të ardhshmen nuk do të ketë seanca plenare, ka thënë deputet...
-
Tahiri i AAK-së: Shpërndarja eventuale e Kuvendit tregon për marrëveshje LVV-PDK
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Kandidati katalonas për Parlamentin Europian: Spanja t’i lë standardet e dyfishta me Palestinën e ta njohë Kosovën
Kandidati i partisë katalonase “Së Bashku për Kataloninë” (Junts) për deputet...
-
Dyshohen për tentim vrἀsje, Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e gjashtë personave
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e gjashtë person...
-
Çfarë është Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku sot Kosova avancoi statusin e saj?
Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar sot rekomandimin për avancim të...
-
Ministri Maqedonci: Kosova vetëm një hap larg anëtarësimit në NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar pas votimit në Asamblenë Par...
-
LDK s’tërhiqet nga kërkesa për dorëheqjen e Kurtit, Gashi: Është e vetmja zgjidhje
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se e vetmja zgjid...
-
Vjosa Osmani: NATO është fati i Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, u shpreh e lumtur pas avancimit të status...
-
Tahiri pas mbledhjes së kryesisë: Shtatori duhet ta gjejë Kosovën me kryeministër të ri
Sot është mbajtur mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Pas kësaj mbled...
-
Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës
Tashmë është vendosur pro avancimit të statutit të Kosovës në Asmablenë Parla...
-
ASK: Kosova pritet t’i ketë rreth 1.6 milion banorë, të dhënat do të publikohen në pjesën e parë të muajit korrik
Kosova pritet t’i ketë 1.6 milion banorë. Kështu ka thënë sot ud.drejtori i A...