Rozë

Fjolla Morina shfaqet në gjendje të rënduar emocionale dhe qan para ndjekësve

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 02 March 2023

Këngëtarja Fjolla Morina është lajmëruar pas shumë kohësh në rrjetet sociale.

Të mërkurën ajo hyri në Instagram për një lidhje direkte me fansat e saj, ku foli mbi mungesën e saj në skenë dhe rrjetet sociale gjatë këtyre muajve.

Morina tha se ka kaluar disa kohë të vështira në jetën e saj, por që tashmë e ka rimarrë veten nga sfidat e mëdha me të cilat është përballur.

-Advertisement-

Në një moment, Fjolla shpërfaqi anën e saj emocionale duke mos i mbajtur dot lotët, teksa rrëfente problemet që e goditën muajve të fundit.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Kujtojmë që këngëtarja Morina ka pasur shumë probleme viteve të fundit, duke u nisur nga arrestimi i saj i famshëm në kufirin Kosovë-Shqipëri si dhe ndarja me ish-bashkëshortin e saj, Fisnik Syla.

Madje nga disa incizime të publikuara një vit më parë, u konfirmua se Fjolla kishte qenë edhe në pritje të një fëmije me Fisnikun dhe kishte pësuar abort.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

 

Pavarësisht të gjitha, Fjolla gjeti mbështetje te ndjekësit e saj të shumtë gjatë lidhjes direkte në Instagram, shumë prej të cilëve i dhanë kurajë për të vazhduar përpara.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy