Sport

Votoi Messin dhe jo Benzema, tifozët e Realit “shpërthejnë” ndaj mbrojtësit

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 28 February 2023

Në Paris u organizua të hënën në mbrëmje ceremonia e ndarjes së çmimeve të edicionit të shtatë të “The Best FIFA Football Awards”. Për “Lojtarin më të mirë” garuan Karim Benzema, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.

Fitues u shpall kapiteni i Argjentinës, i cili udhëhoqi kombëtaren latine drejt fitimit të Botërorit të Katarit, suksesi i vetëm i rëndësishëm që i mungonte në karrierë.

David Alaba pati të drejtë vote si kapiteni i kombëtares austriake. Mbrojtësi i Real Madrid zgjodhi “pleshtin” përpara Benzema, shokun e tij të skuadrës te “Los Blancos”.

-Advertisement-

Veprimi i 30-vjeçarit ka zemëruar keq tifozët e kampionëve të Spanjës dhe Europës. Këta të fundit kanë shpërthyer në komente kundër lojtarit austriak.

Shumë tifozë të Realit kërkojnë largimin e Alaba nga skuadra e tyre e zemrës. Në rrjet është përhapur shumë hashtagu “AlabaJashtë”.

Mbi 7 mijë komente janë bërë në postimin e fundit të lojtarit në Instagram, aty ku tifozët e Realit kanë shfryrë gjithë zemërimin e tyre për preferencën e Alaba kundrejt Leo Messit.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy