Kryeziu: Kushtetuesja nuk e ka trajtuar marrëveshjen e 2013 për Asociacionin
Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 21 February 2023
Zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk e ka trajtuar Marrëveshjen e Parë për Asociacionit të vitit 2013.
Në Këndin e Debatit në Tëvë1, ai ka thënë se në marrëveshjen e vitit 2015, Kushtetuesja ka konsideruar se marrëveshja është në kundërshtim me pikën që flet për multietnicitetin.
“Vendimi i Kushtetueses thotë se arsyeja se pse, njëra nga shumë arsyet se pse marrëveshja e 2015 nuk është në përputhje me Kushtetutën, sepse nuk e ka trajtuar të 2013-ës, po 2015-ës… Në 2013 nuk ka shkuar në Kushtetuese. Marrëveshja e 2015 është sfiduar në Kushtetuese, në 2015 në mesin e 23 shkeljeve, Gjykata thotë se nuk është në përputhje me nenin 3 të Kushtetutës. Ky nen element përbërës e ka multietnicitietin. Nuk mund të ketë një entitet i cili pjesë përbërëse e ka etninë në një shoqëri multietnike. Ky është vendimi i Kushtetueses dhe leximi i secilit jurist”, ka thënë Kryeziu.
Kryeziu ka thënë se se Kushtetuesja nuk ka mundur ta zhbënte marrëveshjen e 2013 sepse nuk e ka pasur subjekt trajtimi.
“Nëse Gjykata Kushtetuese e ka rrëzu marrëveshjen, pse duhet me shku në Kuvend? Kur është pyt Kushtetuesja për marrëveshjen e 2015, pa dyshim që baza e marrëveshjes së 2015 është marrëveshja e 2013. Kushtetuesja i përgjigjet vetëm pyetjes që i bëhet, nuk i përgjigjet nënpyetjeve potenciale e që derivojnë. E vetmja arsye pse Kushtetuesja në interpretimin e saj ka thënë që duhet të formohet në bazë të marrëveshjes së 2013, është se, e para nuk e ka pasë në shqyrtim dhe e dyta se nëpërmjet interpretimit të saj për marrëveshjen e 2015 nuk mundet me e zhbë marrëveshjen e 2013, sepse nuk e ka pas si subjekt.Qysh mundet burimi i marrëveshjes së 2015 i cili bie ndesh me 23 pika të Kushtetutës mos me qenë në kundërshtim me Kushtetutën”, ka thënë Kryeziu.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...