Sllovakia e shpall Rusinë si sponsore të terrorizmit, s’i njeh referendumet e saj në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 16 February 2023
Ligjvënësit në Sllovaki e kanë cilësuar Rusinë si një sponsor shtetëror të terrorizmit dhe e kanë quajtur regjimin e saj aktual terrorist, duke dënuar sërish agresionin rus kundër Ukrainës dhe duke shprehur mbështetjen për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Deputetët, me anë të rezolutës së miratuar nga Këshilli Kombëtar këtë të enjte dënoi gjithashtu sulmet raketore të Rusisë kundër civilëve, objekteve civile dhe infrastrukturës energjetike të Ukrainës, si dhe kërcënimet direkte dhe indirekte të Moskës për të përdorur armë bërthamore në pushtimin e saj të vazhdueshëm të Ukrainës, shkruan REL, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, me anë të kësaj rezolute, Sllovakia nuk i njeh procedurat apo rezultatet e referendumeve të Rusisë në rajonet Luhansk, Donetsk, Kherson e Zaporzhizhia të Ukrainës.
Parlamenti shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet për të krijuar një gjykatë të posaçme për ndjekjen penale të krimeve të agresionit dhe mbështetjen për ndjekjen penale të krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës.
Të tjera
-
Rasti Subvencionet 5 / Gjykata merr vendim ndaj 10 personave të akuzuar
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur Aktgjykimi...
-
Vuçiq nuk shkon në Kotor ku mbahet takimi i liderëve të rajonit, Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do të marrë pjesë në samiti...
-
Lladrovci fton qytetarët të regjistrohen: Regjistrimi Juaj, i jep vlerë edhe komunës edhe Kosovës!
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët e komunës...
-
Kjo zonë në Kosovë në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete të fuqishme
Ministria e Ekonomisë ka dalë me detaje për tërmetin e sotëm që goditi Kosovë...
-
Dënohen dhe dëbohen dy rusët e ndaluar në veri të Kosovës
Dy shtetasit rusë, që janë ndaluar ditë më parë nga autoritetet e Kosovës për...
-
Policia gjatë një bastisje në Leposaviq gjenë narkotik, ar*më zjarri dhe municion
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një bastisje në Mitrovic...
-
Ahmetaj: Kurti e ka sjellë vendin në një situatë pa krye
Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, tha se kryeministri Albin Kurti e ka s...
-
Haradinaj në Prizren, viziton fabrikën që eksporton jashtë vendit: Ky është shembull suksesi i krijuar me djersë, e Kryeministri kënaqet me “Petët e Atiqit”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Nis takimi mes Kurtit dhe Krasniqit
Albin Kurti dhe Memli Krasniqi kanë nisur takimin dy palësh. Kreu i PDK’së...
-
Haziri: Pas 16 majit, Kosova politikisht nuk do të jetë më e njëjtë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se “Kosova politikisht nuk është...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Malishevë
Pasditen e së hënës ka ndodhur një tërmet në zonën e Malishevës. Siç rapor...
-
Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike në ShBA do të vizitojë Kosovën
Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike në Departamentin Amerikan e S...