Krasniqi viziton Likofcin, vendin ku ishte themeluar spitali i parë ushtarak i UÇK-së
Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 16 February 2023
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në “javën e pavarësisë” gjatë ditës së sotme ka vizituar fshatin Likofc, aty ku dhe ishte themeluar spitali i parë ushtarak i UÇK-së, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se ka takuar edhe Fadil Bekën i cili kishte shërbyer si mjek gjatë luftës.
I pari i PDK-së tha se mjekët dhe infermierët e luftës zënë një vend të shenjtë në përpjekjet e popullit për liri dhe pavarësi, dhe se siç thotë ai prioritet duhet të jetë rregullimi dhe avancimi i sistemit shëndetësor në Kosovë.
Postimi i plotë:
“Ka qenë absolutisht krenaria e jetës time shërbimi si mjek i luftës në UÇK. Edhe sot do të veproja njësoj” – kështu e nis rrëfimin e tij doktor Fadil Beka, me të cilin sot qëndruam në fshatin Likofc – aty ku ishte themeluar spitali i parë ushtarak i UÇK-së.
Përgjatë vizitës, doktor Fadili kujtonte 27 prillin e vitit 1998, ditën kur në këtë spital u krye operacioni i parë kirurgjik me anestezion të përgjithshëm për të shëruar plagët e komandantit Mujë Krasniqi – Kapuçi.
Kontributi i doktor Fadilit në luftë është i shumëfishtë. Sot vizituam edhe ambulantën e parë UÇK-së, të cilën ai e kishte hapur në shkurt të vitit 1998 në shtëpinë e tij, në fshatin Ticë, për të trajtuar të plagosurit e Zonës së Drenicës.
Mjekët dhe infermierët e luftës zënë një vend të shenjtë në përpjekjet e popullit tonë për liri dhe pavarësi. Ata kanë qenë edhe heronj në luftë, diçka e cila nuk ka ndryshuar as shumë vite më pas, siç i pamë edhe përmes kontributit të tyre jetik gjatë pandemisë.
Fatkeqësisht tani – në vitin 2023, spitaleve tona u mungojnë ilaçet dhe materialet shpenzuese, pagat e profesionistëve shëndetësorë janë ndër më të ulëtat në rajon dhe largimi i stafit mjekësor drejt Evropës po rritet përditë.
Prandaj, prioritet i yni duhet të jetë rregullimi dhe avancimi i sistemit shëndetësor në Kosovë, sepse është koha që mjekët dhe infermierët të trajtohen me dinjitet, e qytetarët të marrin shërbime cilësore shëndetësore.
Unë besoj që kjo është e mundshme, sepse mjekët tanë kanë besuar dhe kanë pasur vullnet për punë edhe në kohë më të vështira. Andaj, edhe sot duhet të besojmë në një të ardhme më të mirë dhe më me perspektivë në Kosovë!
Të tjera
-
Kurti: Nuk e pranojmë kushtëzimin për anëtarësim në KiE me Asociacionin – dialogu në Bruksel, jo në Strasburg
Kryeministrin Albin Kurti ka thënë se qeveria që ai drejton ka punuar parresh...
-
Aksidenti afër konvikteve: Dy persona në gjendje të rëndë, njëri nga ta do të dërgohet në intensivë
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur sot afë...
-
E rëndë: Shqiptari i vë flakén vetes në Itali, ngjarja në sy të gruas së tij
Një 47 vjeçar shqiptar i ka vënë flakën në shenjë p...
-
Agjencia për konfiskim dhe sekuestrim kontrollon restorantin e Radoiçiqit
Agjencia për konfiskim dhe sekuestrim aktualisht ndodhet në r...
-
Osmani kujton komandant Drinin: Pas vete la një trashëgimi të patriotit të dëshmuar dhe luftëtarit të paepur
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Ekrem Rexhën, të njohur si ko...
-
Pamjet e fundit nga aksidenti i rëndë në Prishtinë, ku mbetën të lënduar 6 persona
Para disa orëve ka ndodhur një aksident i rëndë në udhëkryqin afër konvikteve...
-
Maqedoni, dalja deri në orën 9 më e ulët në krahasim me zgjedhjet e mëparshme
Numri i vendvotimeve është 3480 në 80 komuna në territorin e Maqedonisë së Ve...
-
Për fitore në rrethin e dytë të zgjedhjeve për president në Maqedoni të Veriut nevojiten 362.864 vota
Në vend sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat 1.81...
-
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën
AstraZeneca ka filluar tërheqjen në mbarë botën të vaksinës së saj Covid-19, ...
-
Policia shqipton 2 mijë e 74 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 74 tiketa t...
-
Apeli ua ndryshon masën e sigurisë dy zyrtarëve të gjykatës të dyshuar për korrupsion
Gjykata e Apelit ua ka ndryshuar masën e sigurisë dy zyrtarëve të Gjykatës Th...
-
Një burrë dhe një grua arrestohen për vjedhje në Shtime
Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Shtime pasi kanë kryer vjedhje në fs...