Serwer: Asociacioni me kompetencat ekzekutive, krijon “Republika Srpska” brenda Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 15 February 2023
Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, në një shkrim të publikuar në ‘Peacefare’, sërish ka folur për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, dhe Asociacionin.
Serwer thotë se SHBA-ja është duke shtyrë përpara formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, nëse Asociacioni formohet me kompetencat ekzekutive siç kërkon Beogradi, atëherë do të krijohet një tjetër “Republika Srpska” de fakto, brenda Kosovës.
Ai shton se “Republika Srpska” e Bosnjës tani po përgatitet të refuzojë autoritetin e gjykatave të Sarajevës, duke theksuar se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Kosovë.
Serwer, konsideron se SHBA-ja po i mbështet edhe nismat tjera të Beogradit, siç është Ballkani i Hapur i cili synon heqjen e barrierave kufitare ndërmjet Serbisë dhe popullatës serbe në vendet fqinje.
E gjithë kjo u bë e qartë thotë Server pas mesazhit të sotëm të Departamentit të Shtetit për Ditën Kombëtare të Serbisë, ku flet për nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit për krijim të pozicioneve ndërlidhëse me diplomatë serbë brenda departamentit amerikan.
“Oficerë të tillë ndërlidhës mësojnë shumë rreth funksioneve të brendshme të diplomacisë amerikane. Edhe nëse caktohen në role larg Byrosë Evropiane, sinjali që po dërgon Uashingtoni është i qartë: Ne favorizojmë perspektivën e Serbisë në dialog. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë lëvizje të këndshme është që të njëjtën gjë t’ia ofrojë Kosovës brenda dy ditësh, kur është përvjetori i Pavarësisë së Kosovës”, thekson ai.
Serwer e quan “diplomaci të shëmtuar”, politikën aktuale amerikane ndaj Beogradit.
Siç shtoi Washingtoni pret që favoret ndaj Beogradit t’i kthehen në një të ardhme të pacaktuar, ndërsa kërkon që Prishtina të pajtohet me Ballkanin e Hapur dhe Asociacionin që tani.
“Nuk do të jetë e vështirë për Beogradin të pajtohet me “normalizimin” që përfshin vërtetimin e autoritetit të Serbisë mbi popullatën serbe të Kosovës. Pasi të bëhet kjo, Serbia do të presë analogun në Bosnje dhe Mal të Zi”.
Serwer pohon se ajo që Washingtoni nuk po bën është të japë atë që dëshiron Kosova: njohjen e Serbisë dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara.
“Normalizimi” mund të nënkuptojë njohje ndërkombëtare për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, por jo për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Është e vështirë të imagjinohet një rezultat më i keq për Prishtinën”, tha më tej Serwer.
Profesori amerikan përmendi edhe qëndrimet kontra të Serbisë karrshi BE-së.
“Serbia nuk është një vend aleat. Ajo nuk është anëtare e NATO-s apo një aleat i madh jo-NATO dhe ka një politikë të neutralitetit ushtarak. Ajo nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës. Në fakt, Beogradi është kryesisht jashtë përafrimit me politikat e jashtme të BE-së që ka premtuar se do t’i respektojë”, tha Serwer.
Të tjera
-
Rohde për Leverkusenin: Një tjetër natë emocionuese, Xhaka me shokët e tij në finale
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar pasi Bayer Leverkusen...
-
Serwer: Escobar dhe Lajcak e nisën keq, përfunduan edhe më keq, kjo është rruga që duhet ndjekur në negociata
Profesori amerikan Daniel Serwer, i cili njeh mjaftë mirë zhvillimet në rajon...
-
Raportimi i drejtorit të policisë po vazhdon me debate e akuza në Komision
Me akuza po përcillet raportimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Ko...
-
OKB voton sot draftrezolutën për t’u dhënë palestinezëve të drejta më të mëdha përfaqësimi
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë sot për t’u dhën...
-
Lajçaku takohet me DiCarlon, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Nga sot fillon procesi për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në RKS, këto janë procedurat
Nga sot do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar n...
-
Policia arreston një burrë dhe një grua në Gjakovë, u përlé shën mes vete
Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Gjakovë, pasi është raportuar se jan...
-
Makina Ferrari digjet plotësisht pas përplasjes në një pemë, shpëtojnë shoferi e pasagjeri
Në Gjermani shoferi dhe pasagjeri kanë arritur të shpëtojnë pasi vetura e tip...
-
Ambasada e Kosovës në SHBA fton mërgimtarët të regjistrohen
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje mërgi...
-
Prishtinë: Dy persona e godāsin me veturë nga prapa dhe dalin e sülmojnë edhe fizikisht
Një person zyrtar ka njoftuar policinë se është sulmuar nga dy persona në Pri...
-
Shoferi lë veturën dhe ik derisa polici po e gjobiste, në të gjendet kanabis
Policia në Ferizaj ka nisur hetim pasi në veturën e një të dyshuari ka gjetur...
-
Bëhet viral momenti kur motoristi në Prishtinë ia bllokon rrugën autobusit që ta marrë një të moshuar
Një motorist në Prishtinë ka marrë vëmendjen e të gjithëve pas një veprimi që...