Kurti për propozimin franko-gjerman: Aty e kemi njohjen de-facto nga Serbia
Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 15 February 2023
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se plani franko-gjerman parasheh njohjen de facto mes Kosovës dhe Serbisë.
Por ai thekson se ky plan është më tepër një marrëveshje bazike që synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por nuk është një marrëveshje finale.
Kurti tha se ka qenë kërkesë e ndër, ketësve evropianë që plani franko-gjerman të mos bëhet publik.
“Është kërkesë e ndërmjetësve europianë, emisarëve nga Brukseli, Parisi dhe Berlini, që pa pasur një hap konkret drejt pranimit të tij të mos ketë zbardhje të plotë të përmbajtjes së tekstit”.
Kurti tha se ky plan është bazë e mirë për diskutime të mëtejshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës-Serbisë.
“Herën e parë kur na e kanë sjellë më datë 9 Shtator, nuk ka qenë merre ose lëre. Ndërkaq më datën 20 janar, për shkak se kishin kaluar shumë kohë, për bindjen time pa nevojë, kemi mundur që të takohemi më shpesh, më herët, të bëjmë më shumë, ishte shumë afër merre ose lëre. Prandaj unë siç kam thënë edhe në Shtator, e përsërita në Janar, që është bazë e mirë për diskutime të mëtejshme”.
Kurti tha se plani franko gjerman është pranuar në parim, por se duhet të negociojmë.
“Ne e pranojmë në parim, duhet të negociojmë dhe më pas duhet ta shndërrojmë atë propozim në marrëveshje sepse ka shumë gjëra ende të padefinuara. Sidomos sa i përket garancive ndërkombëtare, mekanizmave implementues, dhe sekuencimin kohor”, tha ai në Tv Klan.
Tutje, kryeministri kosovar tha se ky plan e ka njohjen de facto mes dy vendeve.
“Nuk është i menduar si një propozim për marrëveshje finale. Por është një normalizim që ende nuk është normalizim i plotë, meqenëse parasheh, mund të themi, njohjen de facto. Njohjen de facto e kemi aty”.
“Është më tepër një marrëveshje bazike, e cila bën normalizim e marrëdhënieve, jo normalizim të plotë. Me marrëveshje që është ligjërisht dhe ndërkombëtarisht e obligueshme, ndonëse jo finale”, shtoi Kurti.
Të tjera
-
Rohde: Gjermania do t’i katërfishojë forcat e saj në Kosovë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se shteti i tij do t’i...
-
Kurti u kërkon takim partive parlamentare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar kryetarët e partive parlamenta...
-
Abdixhiku në Suharekë: LDK-ja ka program që u përgjigjet çështjeve të dekadës e rindërton aleancat
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar qytetin e Suharekës dhe fshat...
-
Suspendohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, incizoi tinëz kolegët
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, toger Imer Zeqiri është suspend...
-
Një muaj paraburgim për anëtarin e grupit famëkeq “Albkings” që shpërndau numrat telefonikë
Gjykata Themelore në Prishtinë caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehu...
-
Kurti, Vuçiq, Rama, O’Brien mblidhen në Mal të Zi në Samitin Rajonal të liderëve, kjo është agjenda
Samiti Rajonal i liderëve do të mbahet në Kotor të Malit të Zi më 15 dhe 16 m...
-
Haradinaj: Nëse Kosova s’anëtarësohet në KiE është përgjegjësi e Osmanit, Kurtit e Konjufcës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse humbet momentumi i pran...
-
Haziri: Ballafaqimi i Kurtit për anëtarësimin në KiE është humbje për Kosovën
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se balla...
-
Zgjedhjet në Maqedoni: Afati për ankesa në KSHZ përfundon pak para mesnatës
Afati për dorëzimin e ankesave në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni t...
-
Dërgohen në Finlandë mostrat biologjike të terror*istëve të Banjskës
Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale i kanë dërguar ...
-
Sveçla: Vetëm sot 29 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët ilegal në RKS
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në ditën e parë,...
-
Tetë vite burgim për serbët që kultivuan kanabis në laboratorë në veri, një tjetër akoma në arrati
Ivan Slaviq dhe Redenko Keseroviq janë dënuar me gjithsej tetë vite burgim, p...