Biden e Blinken shtyjnë Kosovën e Serbinë drejt marrëveshjes, çfarë thanë në letrat e tyre
Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 15 February 2023
Në momentumin e krijuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi me vendosjen në tavolinë të një plani nga Bashkimi Europian kanë ardhur edhe mesazhet nga krerët e shtetit amerikan, Joe Biden dhe Antony Blinken.
Presidenti amerikan dhe Sekretari amerikan i Shtetit i kanë dërguar letrat e urimit për Ditën Shtetërore të Serbisë më 15 shkurt. Theksi i këtyre letrave ishte mbi mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi dhe nevojën e menjëhershme për t’u zgjidhur ajo.
Biden tha se e mbështet Serbinë në procesin e dialogut, derisa përmendi edhe planin franko-gjerman.
“Në vitin e ardhshëm, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nën patronazhin e BE-së. Ne mirëpresim përkrahjen tuaj për propozimin e BE-së për normalizim (të marrëdhënieve), i cili do të ndihmojë në krijimin e një të ardhmeje paqësore dhe të begatë për rajonin”, thuhet në mesazh të Bidenit.
Ndërkaq, Sekretari i Shtetit përmend vizitën e pesë diplomatëve të lartë europianë e amerikanë në Prishtinë e Beograd, derisa këtë të fundit e përgëzon për “konstruktivitet”.
“Përshëndeta angazhimin konstruktiv të Serbisë me zyrtarët e SHBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë gjatë një vizite të fundit në Beograd. Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor”.
Por, Blinken paralajmëroi edhe për “kompromise të vështira” nga të dyja palët.
“Sigurisht, liderët serbë dhe kosovarë do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb – dhe gjithë rajonin – do të jenë të mëdha”, ka theksuar Blinken në këtë letër”.
Në letrat e amerikanëve thuhet se e përkrahin Serbinë që të ndjekë rrugën europiane, derisa ia përmendën Serbisë se duhet të jetë në krah me shtetet perëndimore kundër agresionit rus në Ukrainë.
“Së bashku, ne duhet të vazhdojmë të mbështesim popullin e Ukrainës dhe të mbajmë Rusinë përgjegjëse për luftën e saj të padrejtë dhe të pa shkak kundër Ukrainës”, ka shkruar Biden.
Gjithashtu, edhe Blinken ia përkujton Serbisë që duhet të jetë e bashkuar me shtetet tjera në dënimin e luftës brutale të Rusisë.
“Gjithashtu i bëj thirrje Serbisë që të mbështesë Ukrainën kundër luftës së paprovokuar, të pajustifikuar dhe brutale të Rusisë. Shtetet e Bashkuara mirëpritën mesazhet e Serbisë për mbështetjen e Ukrainës në Kombet e Bashkuara – dhe ne duhet të jemi të bashkuar në mbështetjen e të drejtës së popullit ukrainas për të zgjedhur të ardhmen e tyre”, ka shkruar ai.
Të tjera
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, kështu do të ndahen mandatet në Kuvend
VMRO-DPME fitoi zgjedhjet parlamentare të 8 majit në Maqedoninë e Veriut. For...
-
Konjufca uron Ditën e Evropës: Kosova duhet të anëtarësohet pa kushte shtesë në KiE
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar n...
-
Sot Dita e Evropës, festë zyrtare në Kosovë
Sot është Dita e Evropës, e cila tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo vit...
-
Moti sot me vranësira e shi
Sot parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shk...
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...