“Turistët që vizitojnë së pari Serbinë, kanë frikë ta vizitojnë pastaj Kosovën”
Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 15 February 2023
Muhamer Hasani nga Asociacioni i Guidave Turistike të Kosovës “GuideKS”, ka thënë se turistët që vizitojnë vendet e Ballkanit, nëse shkojnë së pari në Serbi, pastaj kanë frikë kur vijnë ta vizitojnë Kosovën.
Sipas tij turistëve të huaj në Serbi u thuhet që Kosova është vend i pasigurt për tu vizituar.
“Informatat të cilat i marrin në Serbi dhe pastaj kur vijnë në Kosovë menjëherë vërehen, aty është një farë frike, një farë pasigurie tek ta. Pas një ore ose dy, kur fillojnë ta shohin se nuk është ashtu siç u është thënë. E para është puna e sigurisë, çfarë ju thuhet është se nuk kish me qenë e rekomandueshme që Kosova të vizitohet shkaku i sigurisë”, ka theksuar Hasani, në emisionin “Sot” të KTV-së.
Ai ka theksuar se turistët para se të vijnë në Kosovë kanë pritje krejt të tjera për vendin dhe se përshtypjet e tyre ndryshojnë kur ata vijnë këtu.
“Kosova është një prej atyre rasteve ku fillon të kesh probleme me mediat, sepse në atë se si paraqitet Kosova edhe pastaj kur vijnë në Kosovë dhe si e shohin është goxha një pasqyrë tjetër dhe ndryshe prej asaj që e kanë pritur. Zakonisht pritjet e para janë se është një vend i rrënuar, me ekonomi të shkatërruar, me pamje jo shumë të mira, por në momentin kur vinë përshtypja e tyre ndryshon”, ka theksuar Hasani.
Hasani ka thënë se përkundër që Kosova shumë pak është promovuar si vend turistik, që nga shpallja e Pavarësisë numri t turistëve është rritur.
Sipas tij numër më të vogël të turistëve ka pasur vetëm gjatë pandemisë. Ai ka thënë se këtë vit presin të ketë një numër edhe më të madh të turistëve.
Ndërsa Ilir Sopjani nga ky Asociacion, ka thënë se turistët që vinë se pari në Kosovës pastaj nuk lejohet të hyjnë në Serbi.
“Nëse e vizitojnë paraprakisht Kosovën, atëherë nuk kanë mundësi të futen në Serbi, ngazë siç dihet Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe në këtë rast ata dëmtohen jo ne, ndërsa nëse vijnë nga Serbia janë të lirë që ta vizitojnë Kosovën”, ka theksuar Sopjani.
Ai ka folur edhe për interesimin e turistëve që ta vizitojnë Mitrovicën.
“Kemi grupe të ndryshme që duan ta vizitojnë Mitrovicë, ngase kanë dëgjuar për këtë rast të qytetit të Mitrovicës edhe janë kureshtar për të parë, kemi më shumë mosha të reja dhe ne si udhëheqës i dërgojmë në dy pjesë, edhe në pjesën jugore edhe në atë veriore, por shpeshherë vizituar ndërkrehen në gjysmë sepse ata e shohin me sytë e tyre që nuk është një situatë e kënaqshme që të vizitohet”, është shprehur Sopjani.
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...