Lajme

Shënohet 53-vjetori i Universitetit të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 07:06 | 15 February 2023

Universiteti i Prishtinës sot shënon 53 vjetorin e themelimit të tij.

Me këtë rast, do të organizohet një ceremoni solemne në të cilën të pranishëm do të jenë: rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, akademikë, rektorë nga rajoni dhe vendi, profesorë, studentë të dalluar, përfaqësues institucionesh dhe partnerë të tjerë.

Ndryshe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sot mban ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa”, për Sir Michael Wood, për rolin e tij në avancimin e paqes dhe drejtësisë përmes të drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera