Rozë

Alketa Gashi Fazliu vjen me trilogjinë “Ato gdhendin dhimbjen”

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 13 February 2023

Libri i Alketa Gashit një artefakt kundër harresës, 15 rrëfime të nënave zemërshpuara.

Ky libër vjen me dëshmitë autentike duke qenë krejt i ngarkuar e frymëafshtë prej mallit, krenarisë, dhimbjes munguese dhe sidomos lëngatës së fisme mëmësore.

Ky libër është “i mbathur” me jehonë të ardhme të padiskutueshme dhe për të hyrë nëpër kohë të ardhme me imponimin e së vërtetës monumentale që skalit shpirti i nënave që rrëfejnë.

-Advertisement-

Autorja e librit është gazetare dhe poete sqimatare, me një konsistencë të shpallur ndaj vlerës morale dhe specifikës ndërgjegjësore të martirizimit shqiptar në Kosovë.

Libri “Ato gdhendin dhimbjen” është pikërisht një libër i tërheqjes së vëmendjes dhe i shkundjes së ndërgjegjes sonë kolektive për të mos rënë dhe ecur më tej në fatkeqësinë e pengimit të vetvetes përmes harrimit dhe kapërcimit të dhimbjes.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy