Konjufca priti në takim Komisionin për Integrim Evropian të Kuvendit të Shqipërisë
Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 13 February 2023
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim një delegacion parlamentar nga Shqipëria, të përbërë nga anëtarë të Komisionit për Integrim Evropian.
Në takim i diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera që parlamentet e të dyja vendeve kanë ndërtuar midis tyre, ndërsa u vlerësua se mbi këtë bazë mund të avancohen më tej ato, në të gjitha nivelet e bashkëpunimit.
Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të shfrytëzojnë hapësirat për të zhvilluar tutje raportet e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit konkret në të gjitha fushat, kur tashmë ekzistojnë një sërë marrëveshjesh midis dy qeverive.
Kryetari Konjufca falënderoi deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për angazhimin e tyre në mbështetje të Kosovës në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare, si në afirmimin e subjektivitetit ndërkombëtar, ashtu edhe në atë të procesit të integrimit evropian.
Duke shprehur kënaqësinë që gjendet për vizitë në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Shqipërisë, Jorida Tabaku dhe anëtarë të tjerë të delegacionit, vlerësuan lart frytet e bashkëpunimit të deritashëm midis dy vendeve, duke shtruar nevojën që këtij bashkëpunimi t’i jepen impulse të reja konform rrethanave dhe mundësive të krijuara.
Të tjera
-
Ushtroi dhu*në ndaj gruas së tij, arrestohet një person në Dragash
Një person në Dragash është arrestuar të enjten pasi i njëjti kishte ushtruar...
-
Anëtarësimi në KiE, Rohde thirrje Kurtit për “vendim të guximshëm”: Një votim i dështuar do të ishte fatkeqësi
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se një votim i dështu...
-
“E shoqërojnë 150 persona”, mediat greke zbardhin detajet e vizitës së Ramës në Athinë
Ditën e nesërme, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin me bashkëkombë...
-
“Ishim të gatshëm ta japim jetën për Kosovën”, Osmani percjell mesazhin e ushtarëve amerikanë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Teksas...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, policia ndalon dy persona në Leposaviq
Në Koshuticë të Leposaviqit të premten dy persona kanë hyrë në mënyrë ilegale...
-
Ambasadori Rohde: Ka rezultate në dialogun Kosovë-Serbi, prandaj të dyja palët duhet të angazhohen
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se janë arritur rezult...
-
Djali rra*h nënën në Prishtinë, arrestohet
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar...
-
Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një paciente femër shtetase e Serbisë ë...
-
Zhduket një grua në Gjakovë
Në Gjakovë, më saktë në lagjen Brekoc, është raportuar se është zhdukur një g...
-
FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Efes 2024”
Forca e Sigurisë e Kosovës, ka njoftuar se kontingjenti i FSK-së, nga Regjime...
-
Moti sot me diell dhe me vranësira
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do fr...
-
Rohde: Gjermania do t’i katërfishojë forcat e saj në Kosovë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se shteti i tij do t’i...