Kurti për Asociacionin fliste edhe në protestën e 2007-ës: Duan të na bëjnë një kancer brenda Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 10 February 2023
Më 10 shkurt të vitit 2007, Lëvizja Vetëvendosje si organizatë joqeveritare aso kohe pati organizuar protestat kundër Pakos së Ahtisaarit.
Përpara masës, hipur mbi një tendë, masës iu pati drejtuar tash kryeministri i vendit, Albin Kurti, që në atë kohë thoshte se “Ahtisaari e solli paketën, por pavarësia në paketë nuk vjen”.
“Paketa e Ahtisaarit është autonomi për serbët brenda Kosovës, dhe autonomi për Kosovën në kuadër të Serbisë”, thoshte Kurti aso kohe.
Në fjalimin e tij, Kurti përmendi edhe decentralizimin e komunave, ku thoshte se është e keqja më e madhe që i kërcënohet Kosovës.
“Po duan të marojnë komuna me shumicë serbe, që do të kenë jashtëzakonisht më shumë kompetenca se komunat me shumicë shqiptare”.
“Ata do të kenë të drejt me drejtu universitete, me menaxhu spitale, e kjo nuk ndodh me komunat shqiptare. Tjetra është që do të kenë t’i lidhin horizontalisht mes vete e vertikalisht me Beogradin”.
“Duan të na marojnë dicka ngjashëm si Republika Serbe brenda Kosovës, me na maru një kancer brenda që do ta konrollojë Serbia dhe krejt koha, nervat, energjia do të na shkoj duke këqyr me e asimilu atë kancer, e edhe s’kena me mujtë”, është shprehur Kurti.
Tutje, Kurti thoshte se ndërkombëtarët duan të marojnë diçka ngjashëm si Republika Serbe brenda Kosovës, të cilën kreu i VV-së e quajti si kancer brenda që do ta kontrollojë Serbia dhe “krejt koha, nervat, energjia do të na shkoj duke këqyr me e asimilu atë kancer, e edhe s’kena me mujtë.
Edhe me u bë shtet i pavarur, ky kancer s’do të lë kurrë rëhat, e lërë më që ky kancer nuk të lë të bëhesh shtet i pavarur”, pat thënë Kurti, njofton Klankosova.tv.
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...