18-vjeçari vdes nga aksidenti në Tiranë, dy vite më parë gjyshi i vrau të atin para syve
Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 03 February 2023
Viktima e aksidentit tragjik të ndodhur pak orë para mesnatës në zonën e Freskut në Tiranë është Enjo Saliaj, i cili ishte dëshmitar i vrasjes së babait të tij nga gjyshi pranë Gjykatës së Tiranës.
18-vjeçari po lëvizte me motor elektrik, ndërsa u përplas me makinën që drejtohej nga Sildi Krashi rreth orës 23:30.
Shoferi i makinës është arrestuar, ndërsa mësohet se automjeti nuk ishte në pronësi të tij, por të një personi të identifikuar si F. A.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në kohën që ka ndodhur aksidenti 19-vjeçari e kishte lejen e drejtimit dhe nuk ka qenë nën efektin e alkoolit.
Automjeti dhe motori elektrik u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit tragjik.
“Tiranë/Zbardhen rrethanat e aksidentit me pasojë vdekjen e 18-vjeçarit, që ndodhi mbrëmjen e djeshme, te Fresku. Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin. Në vijim të punës për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, te Fresku, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motor elektrik, mbeti i dëmtuar shtetasi E. S., 18 vjeç (drejtuesi i motorit elektrik), i cili më pas humbi jetën në spital, specialistët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë kryer veprime hetimore për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit të përfshirë në këtë aksident. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në kohën që ka ndodhur aksidenti, automjeti nuk drejtohej nga pronari i tij, shtetasi F. A., por drejtohej nga shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë. Nga verfikimet ka rezultuar se shtetasi S. K. ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit dhe nuk ka qenë nën efektin e alkoolit në kohën që është përfshirë në aksident. Automjeti dhe motori elektrik u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve, shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.
Mamaja e tij Dhurata Saliaj dhe gjyshi Mexhit Picari janë lënë në burg nga gjykata për vrasjen e Kudret Saliajt dhe plagosjen për shkak të cilësive si avokat të Adriatik Cames dhe vënien në rrezik të jetës së punonjëses sociale që ishte me ta ditën e ngjarjes.
Dhurata Saliaj, më herët e dënuar për dhunë në familje, kërkoi mëshirë në emër të fëmijëve të mbetur jetimë tashmë, gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në qershor të 2021-shit. Mexhi Picari në dëshminë para gjykatës u kërkoi ndjesë nipave dhe mbesës për krimin e kryer prej tij.
“I kërkoj falje Dhuratës qe i vrava burrin”, tha me tej babai i 33 vjecares, i cili këmbënguli se Dhurata nuk kishte asnjë dijeni për krimin, se armën e kishte në brez dhe nuk e mori nga çanta e 33-vjeçares.
Si ndodhi vrasja e Kudret Saliajt më 4 qershor 2021?
Vrasja në afërsi të Gjykatës së Tiranës, ku ish-vjehrri ekzekutoi me armë zjarri ish-dhëndrin e tij 30 minuta para seancës gjyqësore tronditi mbarë opinionin publik në vend.
Ai u qëllua nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën. Çifti ishin në prag divorci dhe atë ditë kishin seancën e pestë, ku pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me cilin nga prindërit donte të rrinte. Në tavolinë me viktimën në momentin e krimit ishte edhe i biri dhe një punonjëse sociale. Në seancë do të lexohej një akt i psikologes, duke qenë se kishte një vendim se nënës i jepej e drejta t’i takonte fëmijët vetëm në fundjavë, sot pritej të pyetej edhe fëmija 16 vjeç se me cilin nga prindërit donte te rrinte.
Gjykata kishte urdhëruar që tre fëmijët të rrinin me babanë, por e ëma kundërshtonte. Viktima më herët kishte dorëzuar një urdhër mbrojtje ku thoshte se i rrezikohej jeta dhe se ishte goditur me sende të forta nga ish vjehrri, por kërkesa e tij ishte refuzuar. Jo zyrtarisht u tha se autori kishte qenë një ish polic burgjesh. /top-channel.tv
Të tjera
-
Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së zhvilluan takim në Departamentin e Shtetit së SHBA-ve
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjen...
-
Zëvendësministrja Gashi: Kosova kërkon përkrahje të shtuar nga BE-ja për integrimin euroatlantik
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, sot ka marrë...
-
Bashkim Smakaj deklarohet i pafajshëm për akuzat e ZPS-së
Bashkim Smakaj është deklaruar i pafajshëm për akuzat kundër administrimi...
-
Biden: Amerika u bë më e fortë falë politikës sonë të jashtme
Presidenti Joe Biden parashtroi parimet e tij lidhur me politikën e jasht...
-
Osmani takohet me Walkerin, e falënderon për të vërtetën e Reçakut
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim Ambasadorin William ...
-
KFOR-i: Jemi duke patrulluar me Policinë e Kosovës për të ruajtur infrastrukturën kritike në veri
KFOR-i thotë se patrullimet e rregullta dhe angazhimet me përfaqësues të komu...
-
Nesër konferenca për rastin e Liridona Ademajt, merr pjesë edhe vëllai i saj
Nesër Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konfere...
-
“Vetëm me një emër tjetër”, familjarët e të pagjeturve s’kanë pritje nga takimi në Bruksel
Komisioni i përbashkët për personat e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë do...
-
Dervishaj: Kosova mundet 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
Xhemaili drejtuar Kurtit: Klubi yt mafioz do të përfundojë mbrapa grilave
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili,...
-
Jeta Rafuna: Prishtina meriton zhvillim, transformim dhe jo bllokada, e ne e kemi vizionin dhe përkushtimin për ta bërë realitet
Jeta Rafuna kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me numë...
-
Themelorja refuzon kërkesat e mbrojtjes së tre të akuzuarve serbë, konfirmon aktakuzën në rastin “Banjska”
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim me të cilin ka refuzuar si ...