Lajme

96 raste aktive me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 03 February 2023

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 96.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 raste të reja me Covid-19, nga 95 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë person të vdekur, ndërsa janë shëruar 12 persona, raporton RTKlive.

Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,485 raste, kanë vdekur 3,202 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269, 187, njofton Ministria e Shëndetësisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera