Hamiti i LDK-së: Qeveria e Kurtit ka rënë në grackën e Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 02 February 2023
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, pas numërimit të kushteve nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për themelimin e Asociacionit, ka thënë se Qeveria e tij ka rënë në grackën e Serbisë.
“Këto kushte duhet t’i kishte vendosur në biseda me Serbinë, në kuadër të dialogut, i cili është pezulluar për një kohë, për fajin e madh të Serbisë, por edhe për faktin tjetër që kjo qeveri, ky kryeministër ka rënë në grackën e Serbisë, e cila ka qenë e interesuar të mos vazhdoj dialogu”, ka deklaruar ai.
Hamiti gjatë intervistës për RTV Dukagjinin, ka thënë se Asociacioni duhet të bëhet mbi bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, pra sipas tij, duke u zbatuar një Asociacion që nuk ka fuqi ekzekutive që nuk prek sistemin kushtetues.
“Ky ka qenë qëndrimi i LDK-së, dhe ky është qëndrimi i drejtë”, ka deklaruar ai.
Gjithashtu, ai ka kritikuar Kurtin duke thënë se me vjet të tëra e ka traumatizuar shoqërinë e Kosovës dhe e ka polarizuar tej mase me fjalët që “Zajednica nuk kalon” e që në seancën plenare të së enjtes, në një mënyrë e ka thënë që Asociacioni kalon me kushte.
Kurti ka thënë që njëra nga kushtet është që të mos jetë asociacion mono-etnik, ndërsa, sipas Hamitit këtë e garanton vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Qeveria duhet t’i marrë parasysh pikat që duhet zbatuar kurdo që vendos të hartojë statusin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën dhe marrëveshjen e 2013-ës dhe për ta çuar përpara dialogun”, ka thënë ai.
Gjithashtu, Hamiti ka thënë që kjo qeveri duke e traumatizuar shoqërinë e Kosovës me vjet radhazi me fjalën “Zajednicë”, fjalë kjo serbe që sipas tij, e futën në leksikun shqiptar të përkrahësve të tij, të cilët nuk po shohin këto akrobacione të Kurtit.
“Ky akrobacion nuk është i pari, pasi thoshte që nuk kalon Zajednica por, sot tha Asociacioni kalon. E tha në një mënyrë tjetër me kushte, pra teksa thoshte që ka vdekur sot tha bëhet më këto kushte. Por, është një kusht që Asociacioni të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe patjetër me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”,a ka deklaruar Haimiti.
Ndërkaq, ai ka shtuar se Asociacioni nuk guxon të krijojë nivel të tretë të pushtetit aq më pak të marrë fuqi pushtet ekzekutiv nga niveli qendror.
Hamiti ka kritikuar gjithashtu Qeverinë Kurti për mostransparencë, duke thënë se nuk ka raportuar asnjëherë në Kuvend për dialogun, “flasin për transparencë por e bëjnë të kundërtën e saj”.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT: Vetura godet një person në Prishtinë, kjo është gjendja e tij
Një person është lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ilaz Ko...
-
Viva Fresh përfundon vitin me ZBRITJE PAKUFI për qytetarët!
Viva Fresh, lideri i marketeve në vend, përmbyll vitin me ZBRITJE PAKUFI! ...
-
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari për tragjedinë e Novi Sadit
Studentët universitarë organizuan protesta në disa qytete të Serbisë të premt...
-
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar ...
-
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrave
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural konfirmon se dhe Shqipëria është p...
-
A janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro? Ministria del me njoftim
Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se kanë proceduar transferin ...
-
Në temperatura minus një pjesë e Gjilanit pa rrymë nga ora 11:00
Sagës së reduktimeve me energjinë elektrike në Kosovë nuk i shpëtuan as qytet...
-
Hyn në fuqi rregullorja e re e “Pastrimit” të mbeturinave
Kryeshefi i “Pastrimit”, Petrit Reçica, ka njoftuar se ka hyrë në fuqi Rr...
-
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka hapur thirrjen për akreditimin e vëzhgues...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u vazhdohet paraburgimi
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për nga dy muaj të tjerë m...
-
KOSTT-i e Ministria e Rizvanollit për dy shtylla e lanë në terr qytetin e Ferizajt
Ka më shumë se një javë që qytetarët e Ferizajt kanë mbetur në terr e po përb...
-
“Denigrim, pabarazi, e dobët” – Ish-konsullja e Kosovës në Gjermani me akuza të rënda për Donika Gërvallën
“Ministre e dobët” e cila nuk ka interesim që ta përmirësoj politikën e jasht...