“S’tolerojmë që Asociacioni të na vihet si parakusht në negociata”, BE-ja komenton deklaratën e Kurtit
Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 31 January 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë javës së kaluar tha se faktori ndërkombëtar është duke insistuar për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin, por theksoi se është e padrejtë që Marrëveshja për Asociacionin të jetë parakusht për të nisur bisedimet Kosovë-Serbi konform planit franko-gjerman, i njohur tashmë si propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve mes dyja vendeve.
Këto deklaratë Kurti e bëri gjatë një prononcimi për media, një ditë pas darkës së punës që kishte me ndërmjetësin evropian në dialog, Miroslav Lajçak.
“Procesi negociator do të duhej të na shpie përpara. Unë e respektoj konfidencialitetin e bisedimeve, por po e ritheksoj që asnjë nga 33 marrëveshjet nuk mund të ketë prioritet hierarkik dhe nenet në propozimin e Bashkimit Evropian kanë numra përpara që do të thotë se kanë renditje… 33 marrëveshjet e Brukselit janë të vendosura në një rrafsh horizontal, ndërkaq në anën tjetër këto 10 nene nuk tolerojnë që një nen atje nga fundi të sillet i pari si parakusht”, është shprehur Kurti për mediat gjatë javës së kaluar.
Nga Bashkimi Evropian kanë komentuar deklaratën e Kurtit në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net.
BE-ja thekson se të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të zbatohen pa vonesa të mëtejshme dhe pa asnjë kusht, duke përfshirë këtu edhe Asociacionin.
“Qëndrimi i BE-së për këtë çështje është i njohur: Të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të zbatohen pa vonesa të mëtejshme dhe pa asnjë kusht. Kjo vlen edhe për themelimin e Asociacionit, që është obligim ligjor për Kosovën”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një përgjigje për Reporteri.net.
Kujtojmë se sot në Prishtinë me kërkesë të Ambasadës Amerikane është duke u mbajtur diskutimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ku po marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë, Presidencës, opozitës, diplomatë e pjesëtarë të shoqërisë civile.
Në këtë diskutim nuk është duke marrë pjesë kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Vetë Kurti gjatë javës së kaluar kishte treguar se nuk ka marrë një ftesë të tillë nga amerikanët.
“Unë nuk jam ftuar në atë takim, por ata që janë ftuar, le të shkojnë në atë takim dhe le ta diskutojnë”, njoftoi shefi i ekzekutivit javën që shkoi.
Në takim po merr pjesë shefi i kabinetit të tij, Luan Dalipi dhe disa ministra të Qeverisë së tij.
Fondacioni “Friedrich-Ebert-Stiftung” dhe “Instituti Evropian për Paqe” kanë publikuar gjatë ditës së djeshme draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas këtij draft-statuti, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Drafti në fjalë që i ka 18 nene, përgjithësisht është i ngjashëm me atë të mëparshmin që ishte rishfaqur në publik muaj më parë. Veç se në këtë draftin e ri, Asociacioni është riemërtuar në “Asociacioni i Komunave në të cilat komuniteti serb kosovar është shumicë”.
Po dje, përmes një teksti autorial, Derek Chollet, Këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, i kanë bërë thirrje përsëri Kosovës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Chollet dhe Escobar kanë thënë gjithashtu se ndër qëllimet më të rëndësishme të Amerikës në Ballkanin Perëndimor është që të ndihmojnë në krijimin e kushteve “për marrëdhënie të shëndetshme, paqësore dhe të qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.
“Gjatë javëve të shkuara, së bashku me Francën, Gjermaninë, Italinë dhe BE-në, kemi udhëtuar në Beograd dhe Prishtinë për të inkurajuar të dyja palët që të pranojnë propozimin e BE-së për të dy vendet që të normalizojnë marrëdhëniet, të ndërprejnë ciklin e krizave dhe konfrontimit, dhe të çojnë përpara me vendosmëri integrimin e tyre evropian. Kjo është mundësi historike që ne besojmë të dy palët duhet ta shfrytëzojnë”, thuhet ndër të tjera në tekstin e tyre.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...