Fokus

A ka ndonjë vlerë draft statuti i Asociacionit i publikuar të hënën nga dy institutet evropiane?

Autori: Samire Jaha 12:14 | 31 January 2023

Instituti “Friedrich-Ebert-Stiftung” dhe “Instituti Evropian për Paqe” të hënën kanë publikuar online Draft-Statutin e hartuar nga ta në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Gazeta Infokus.

Derisa nuk pati as edhe një reagim dhe nuk u komentua institucionet qeverisëse në vend. Nga ana tjetër analisti, Gazmir Raci, po e cilëson si një draft të pavlerë.

Ai në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se ai dokument i publikuar dje është vetëm një dokument këshillimor.

-Advertisement-

“Ajo është një draft i një organizate ndërkombëtare që mund të jetë sugjerim për institucionet e Kosovës por në bazë të marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013 përgjegjës për hartimin e draftit është ekipi menaxhues që duhet me u themelu nga qeveria e Kosovës kështu që ai dokument është vetëm një dokument këshillimor nuk ka ndonjë vlerë të madhe”, deklaroi Raci për Infokus.

Ndryshe sot është duke u mbajtur takimi në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë me liderë zyrtarë të qeverisë e Presidencës, partitë opozitare e shoqërinë civile, ku janë duke diskutuar për Asociacionin.

Kujtojmë që në këtë takim nuk ka qenë i ftuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ndërkaq nga institucionet e vendit janë duke marrë pjesë, ministrja e punëve të jashtme, Donika Gërvalla, nga presidenca, Shefi i stafit, Blerim Vela dhe Këshilltari i Jashtëm, Bekim Sejdiu.

Ndërkaq, në këtë takim po marrin pjesë përfaqësues të partive politike, zyrtarë qeveritarë, ambasadorë e pjesëtarë të shoqërisë civile./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera