Lajme

Bulliqi mbështet propozimin e Muratit për faljen e tatimit në pronë deri në 100 euro

Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 27 January 2023

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se e mbështet plotësisht propozimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, që përmes ligjit në Kuvend, të bëhet falja e tatimit në pronë në vlerën deri në 100 euro, për të gjithë tatimpaguesit.

“Qysh në mbledhjen e radhës së Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Podujevës, e cila do të mbahet të hënën do ta propozoj si pikë shtesë për t’i rekomanduar Kuvendit Komunal shqyrtimin dhe miratimin e këtij propozimi për në seancën e 31 janarit”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Të njëjtën pikë, edhe Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Prishtinë, kanë thënë se do ta paraqesin si pikë në seancën e së hënës, për qytetarët e Prishtinës.

-Advertisement-

Propozimi i ministrit Murati vjen pasi çmimet për tatimin në pronë janë rritur për vitin 2023.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera