Real Madrid bëhet serioz për Bellingham, 100 milionë euro dhe një mesfushor për Dortmund
Autori: Gazeta inFokus
10:45 | 25 January 2023
Jude Bellingham e ka “nxehur” merkaton e verës edhe pse aktualisht jemi ende në atë të janarit. Për mesfushorin e Borussia Dortmund interesohen klubet më të mëdha europiane me Manchester City dhe Real Madrid që janë deklaruar hapur se do të garojnë deri në fund për shërbimet e 19-vjecarit.
Madje, spanjollët janë shumë serioz kur vjen puna te objektivat e merkatos dhe së fundmi duket se kanë gati edhe ofertën që do të “lëkundë” Dortmundin. Sipas Sky, “Los Blancos” janë të gatshëm të ofrojnë deri në 100 milionë euro për Bellingham, por për të shtuar edhe më shumë shanset e nënshkrimit me britanikun pritet t’i ofrojnë Dortmund edhe Eduardo Camavingan.
Francezi mund të përfshihet në këtë tratativë edhe për faktin se nuk e ka bindur plotësisht trajnerin Carlo Ancelotti me lojtarin që i duhen më shumë minuta në këmbë pasi te Real konkurrenca është mjaft e lartë. Tashmë, topi kalon në fushën e gjermanëve, por edhe të Cityt e skuadrave të tjera angleze që nëse munden iu duhet të tejkalojnë ofertën e Realit për të transferuar Jude Bellingham.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...

































