Krasniqi kujton liberalin e parë shqiptar, Ismail Qemali: Krenar që këto vlera sot qëndrojnë në vizionin e PDK-së
Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 24 January 2023
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar Ismail Qemalin, liberalin e parë shqiptar, udhëheqësin e Rilindjes e themeluesin e shtetit shqiptar, në 104 vjetorin e vdekjes së tij.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka shprehur mirënjohje për kontributin politik të Ismail Qemailit.
“Sot mbushen 104 vjet nga vdekja e atit themelues të shtetit shqiptar dhe udhëheqësit të Rilindjes Kombëtare, shqiptarit të madh Ismail Qemalit. Prandaj, përkulemi me nderim e mirënjohje të thellë ndaj tij për kontributin e pallogaritshëm që ka dhënë si udheheqës i Rilindjes Kombëtare dhe si frymëzues i brezave të njëpasnjëshëm të veprimtarëve që kanë luftuar për lirinë e pavarësinë e popullit shqiptar në çdo kohë e krahinë të trojeve tona autoktone. Ismail Qemali mund të konsiderohet jo vetëm si politikani i parë shqiptar që ka përqafuar dhe promovuar liberalizmin, por ka qenë edhe ndër të parët liberalë të shquar në Perandorinë Osmane, që kur themeloi gazetën e parë liberale, “Medjra-Efkiar”, të cilën e botonte në Plovdiv, jashtë kufijve të perandorisë, sepse sulltani e ndaloi botimin e saj në Stamboll për shkak të ideve përparimtare që parashtronte”, shkruan kreu i PDK-së.
Krasniqi shprehet i lumtur që PDK ka përbrendësuar vlerat dhe bindjet liberale, që Ismail Qemaili dhe rilindasit e tjerë kanë shpalosur e mbrojtur ndër vite.
“Në respekt e nderim të veprës së Ismail Qemalit, por edhe të bindjeve dhe ideve liberale që ai dhe rilindas të tjerë të shquar kanë shpalosur e mbrojtur ndër vite, jam shumë i lumtur dhe krenar që këto vlera sot qëndrojnë si shtylla të vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës, duke qenë edhe anëtare e barabartë e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës”, shkruan Krasniqi.
Të tjera
-
Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë ...
-
Imami kosovar thirrje Kurtit e Haxhiut: Lejoni shamitë në shkolla!
Imami Kosovar Labinot Maliqi, përmes një postimi ne facebook i ka bërë thirrj...
-
Besnik Tahiri: Nëse e bën këtë, unë i them hallall të koftë Albin Kurti
Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i pakënaqur me punën e...
-
Marëdhënie në nivel strategjik
Kina deklaroi ngritjen e marrëdhënieve me Hungarinë Serbinë mbi nivelin e par...
-
Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të jetë me 30 deputetë shqiptarë
Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqip...
-
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Radoiçiqit, fituan miliona euro
Mbi 23.5 milionë euro. Kaq fituan tri kompani ndërtimi në Serbi, të cilat gje...
-
Kurti: Vazhdojnë të mblidhen dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Institut...
-
Gjenerali amerikan merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Gjeneral brigade Arthur J. Garffer nga ushtria amerikane ka marrë zyrtarisht ...
-
Bajrami – Gërvallës: S’mbulohën dështimet në politikën e jashtme me të pavërteta për ekonominë e Kosovës
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar, min...
-
Abdixhiku takon delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së: LDK-ja i ruan dhe i kultivon raporte me forcat kryesore evropiane
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka mirëpritur delegacionin 30 anët...
-
Skandaloze: Në parcelën ku duhet të ndërtohet një çerdhe në Prishtinë, po ngrihet një objekt banesor
Një skandal i madh, i pa parë deri më tash po ndodh në komunën e Prishtinës, ...
-
Bashkëluftetari i Ilir Konushevcit: S’kemi menduar kurrë se do t’i bëhej pritë në shtetin që kishim më së shumti besim
Sot janë bërë 26 vjet që nga rënia e heroit të kombit, Ilir Konushevci, bashk...