Begaj: Shqipëria krah Kosovës, vlerëson ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial të saj
Autori: Gazeta inFokus
17:41 | 23 January 2023
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka thënë se qëndrojnë krah Kosovës dhe vlerësojnë ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial të shtetit. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Begaj ka thënë se Shqipëria e mbështet dialogun Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshje përfundimtare që do të çojë në njohje të ndërsjellë.
Kreu i shtetit shqiptar ka përmendur zhvillimet e dhjetorit në veri në të Kosovës, ku grupe kriminale të Serbisë kishin vendosur barrikada, për çka Begaj ka thënë se ishte situatë delikate e cila nuk kontribuon në paqen dhe stabilitetin rajonal.
“Përgjatë gjithë vitit dhe në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, u ballafaquam me një situatë tepër delikate në veri të Kosovës, e cila nuk kontribuon në paqen dhe stabilitetin rajonal. Shqipëria është në krah të Kosovës dhe vlerëson ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, vlerëson rolin dhe kontributin e misionit KFOR të NATO-s në garantimin e paqes dhe sigurisë, respekton parimet e fqinjësisë së mirë, si dhe mbështet dhe inkurajon dialogun Serbi-Kosovë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare, që do të çojë në njohje të ndërsjellë”, ka thënë Begaj.
Begaj gjithashtu ka thënë se viti 2022, ishte i vështirë dhe sfidues edhe për sigurinë kombëtare në Shqipëri.
Ai ka përmendur sulmet kibernetike, përmbytjet gjatë dimrit, si dhe zjarret e krijuara gjatë periudhës së verës.
“Viti që sapo kemi lënë pas ishte i vështirë dhe sfidues edhe për sigurinë tonë kombëtare. Në muajin korrik, ne u përballëm me një nga sulmet më të rënda kibernetike të sponsorizuar nga struktura shtetërore të Republikës Islamike të Iranit, i cili jo vetëm shkaktoi probleme në infrastrukturën digjitale në vend, por ishte me qëllime të dukshme politike për të shkaktuar destabilitet. Gjatë vitit 2022 kemi kaluar situata të vështira që lidhen me përmbytjet gjatë periudhës së dimrit; situatë e vështirë është krijuar dhe këto dy javët e fundit, si dhe zjarret gjatë periudhës së verës. Gjithashtu, ka patur cenim të sigurisë publike nga fenomene të kriminalitetit, aktivitete të paligjshme të trafikut të lëndëve narkotike, krimit të organizuar, korrupsionit, emigracionit e të tjera. Të gjitha këto kanë ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve”, ka shtuar Begaj.
Ai shtoi se shtete me interesa jomiqësore, përmes instrumenteve të ndryshme, janë përpjekur të zgjerojnë influencën e tyre dhe të pengojnë proceset integruese euro-atlantike të vendeve të rajonit.
Begaj ka përmendur edhe agresionin e paprovokuar rus në Ukrainë, për çka ka thënë se ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euroatlantike.
Efektet e tij në fushën e ekonomisë, ka shtuar Begaj, janë shoqëruar me rritje të konsiderueshme çmimesh në sektorin ushqimor dhe të energjisë duke vështirësuar kështu jetën e qytetarëve.
Në këtë takim të thirrur nga vet ai, Begaj ka thënë se do të bëjnë një analizë të gjendjes së sigurisë kombëtare dhe sipas tij është e rëndësishme të diskutohen prioritetet për vitin në vijim.


T� tjera
-
Kurti i bindur se ua ndreqi punët popullit që ankohet: Rritja ekonomike po ndihet në jetën e qytetarëve
Kryeministri Albin Kurti publikoi mëngjesin e sotëm një dokument me “të arrti...
-
Sociologu Sumiçi për rastet alarmante të dhunës seksuale: Shoqëria ende fajëson viktimën dhe krijon një kulturë të heshtjes
Nisja e fushatës “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjinore” e gjen Kos...
-
Sindikata e Doganës dënon sulmin ndaj oficerit doganor në qytetin e Podujevës
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës (SPDK) ka dënuar sulmin e raportuar ...
-
AGK-ja e ngjyros logon në portokalli në shenjë të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) i është bashkuar fushatës globale “...
-
ALARMANTE: 610 raste të dhu*nimit dhe mbi 1,000 raste të ngacmimit e sulmit sek*sual në Kosovë
Dhuna seksuale në Kosovë ka marrë përmasa alarmante, me mbi 1,600 raste të re...
-
Kurti paralajmëron programin e ri qeverisës: Drafti publikohet javën e ardhshme
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se drafti i programit të ri qeveris...
-
Dy shqiptarë tentuan të hyjnë në shtëpinë e çiftit mbretëror në Angli, dyshohet se u futën për të vjedhur
Dy persona me origjinë shqiptare kanë përfunduar në pranga në Angli, pasi dys...
-
Haxhiu: Përgjegjësia për ta ndalur dhu*nën ndaj grave është e të gjithëve
Me rastin e nisjes së fushatës “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjino...
-
Sulmohet me thi*kë një person në Pejë, dërgohet për trajtim në QKUK
Një burrë ka mbetur i lënduar pasi është sulmuar me thikë nga një person i pa...
-
Pas një muaji trajtim në QKUK, ndërron jetë fëmija i lënduar në aksidentin në Gjakovë
Një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident tr...
-
Kanos dy persona me armë pas një mosmarrëveshjeje për borxh, arrestohet i dyshuari
jë rast i kanosjes me armë është raportuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në ...
-
Komandanti i KFOR-it dhe ambasadori slloven flasin për situatën e sigurisë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, u takua me ambasadorin e...


































