Sport

Luis Enrique në bisedime për t’u bërë trajner i kombëtares së Brazilit

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 21 January 2023

Brazili po konsideron emërimin e ish-trajnerit të Spanjës dhe Barcelonës, Luis Enrique si trajner të ri, pas largimit të Tites.

Presidenti i Konfederatës së Futbollit të Brazilit, Ednaldo Rodrigues, do të udhëtojë në Evropë në javën e ardhshme për të takuar trajnerët e mundshëm dhe Enrique është një nga kandidatët në listën e ngushtë, sipas UOL Esporte.

Brazili tashmë ka pyetur për disponueshmërinë e spanjollit përmes legjendës braziliane dhe ish-shokut të skuadrës së Enrique në Barcelonë, Ronaldo, i cili pati një bisedë me trajnerin 52-vjeçar.

-Advertisement-

Ish-trajneri i Spanjës nuk është i vetmi në listën e Rodrigues, e cila përfshin disa emra të profilit të lartë si trajneri aktual i Real Madridit, Carlo Ancelotti – megjithëse italiani ka këmbëngulur se qëllimi i tij është të respektojë kontratën e tij afatgjatë me Los Blancos.

Ish-trajneri i Brazilit, Tite, vendosi të largohej pas eliminimit befas në çerekfinale të Kupës së Botës Katar 2022, nga Kroacia, ndërsa Enrique u shkarkua pas eliminimit të Spanjës në të njëjtën fazëm nga Maroku, transmeton Klankosova.tv.

Së bashku me Enriquen dhe Ancelottin, menaxheri i Romës, Jose Mourinho, gjithashtu pritet të bëhet trajneri i ardhshëm i Brazilit, sipas ish-lojtarit të FC Porto, Carlos Alberto, i cili e mbështeti portugezin si kandidatin ideal për t’u bërë pasardhësi i Tites.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy