Sport

Messi-Ronaldo përballen pas më shumë se dy vitesh, miqësorja do ndiqet nga 65 mijë vetë

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 19 January 2023

Pas finales së Superkupës së Italisë të fituar nga Interi ndaj Milanit, Arabia Saudite mbetet në qendër të vëmendjes në futbollin botëror.

Pasditen e kësaj të enjte (sot), në orën 18:00, në stadiumin King-Fahd në Ryadh, është caktuar të zhvillohet ndeshja miqësore mes Paris Saint-Germain dhe ekipit të sezonit të Ryadh-it, një përzgjedhje e lojtarëve më të mirë që luajnë në klubet e Al Hilal dhe Al Nassr.

Kjo do të jetë ndeshja e parë që Cristiano Ronaldo do të luajë në Arabinë Saudite, pas transferimit të Al Nassr.

-Advertisement-

Njëkohësisht do të jetë edhe përballja e 36-të me Lionel Messi-n, me argjentinasin që vjen pas fitores së Kupës së Botës Katar 2022.

Përballja e fundit mes të dyve daton në dhjetor 2020, në total Messi ka fituar 16 herë kundrejt 10 herrë të ndeshjeve të fituara nga CR7.

Kjo miqësore pritet të shihet nga 65 mijë vetë, pasi të gjitha vendet e stadiumit King-Fahd u shitën brenda disa orëve, madje nga mediet franceze raportohet se një biletë VIP është shitur në ankand për më shumë se 2 milionë euro.

Etiketa:
Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy