Haziri: Dëmi që lëvizja e Ivanoviqit i ka bërë Kosovës është i pariparueshëm
Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 18 January 2023
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në Frontal të Televizionit 7 ka folur rreth profilit të politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviqit dhe përkujtimin që Kryeministri Kurti ia ka bërë atij.
Haziri ka thënë se qasja e Ivanoviqit, të cilin e vlerësoi Kurti në pesëvjetorin e vrasjes së tij, ka qenë e dëmshme për Kosovën menjëherë pas lufte.
Nënkryetari i Kurtit ka përmendur se dënimin për krime lufte ndaj popullsisë shqiptare të Ivanoviqit, por edhe angazhimin e tij politik, në lëvizjet që ishin të lidhura me Beogradin zyrtar.
“Impaktin që e kanë pasur, impaktin politik që e ka pasur lëvizja e tij kundërshtuese e shtetit të Kosovës, dëmet janë akoma të pariparueshme”, ka thënë Haziri.
Ai ka thënë se Kurti po i reciklon disa prej figurave të listës “Povratak”, që ka përfaqësuar serbët e Kosovës paslufte, duke përmendur angazhimin e Rada Trajkoviqit si këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim.
“Ai tani po punon me të listës “Povratak”. Një ish-ministre, një ish-lidere në kohën e Millosheviqit është në kabinetin e tij si këshilltare [Rada Trajkoviq], tregon se ai po punon me fosile politike”, ka thënë Haziri.
Për vlerësimin që Kurti i bëri Ivanoviqit, Haziri thotë se kjo më shumë flet për profilin politik të Kryeministrit.
“Askush nuk ka besuar që Kryeministri del dhe e përkujton një kriminel lufte, deri dje”, ka thënë nënkryetari i LDK-së, duke thënë se Kurti e përshkroi Ivanoviqin si një burrështetas.
“Me dalë edhe me përkujtu një të dënuar për krime lufte, është i papranueshëm për ne. Ai mund të flasë si Albin Kurti, por jo si Kryeministri i Kosovës”, ka thënë Haziri.
Të tjera
-
Musliu ndan një video mesazh: PDK qëndron më e vendosur se kurrë
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Katër policë lëndohen duke ndjekur një të dyshuar në Gjilan, duke ikur goditi disa herë veturën e tyre
Një person është arrestuar mbrëmë në Gjilan pasi i njëjti fillimisht kishte i...
-
Qeveria miraton shpronësimet për një segment të rrugës Kijevë-Zahaq
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpronësim për interes publik të p...
-
Përsëri duarlidhur dhe nën masa të jashtëzakonshme të sigurisë, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla sillen në gjykatë për seancën e vràsjes së Liridona Ademaj
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca fillestare ndaj Naim Mur...
-
Haradinaj bën homazhe për Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahun
Ramush Haradinaj, kandidati i koalicionit Kosova Fituese, ka bërë homazhe...
-
Lushtaku: Mitrovica gjithmonë ka kontribuar për Kosovën
Kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e Kosovës, Mergim ...
-
Prona 100 hektarëshe e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepet në shfrytëzim FSK-së
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për dhënien në shfrytë...
-
Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrạsjen në “Bon Vivant”, dënohet me dy vjet burgim për ạrmëmbạjtje pa leje
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar Andi Pajazitin nga akuza për veprë...
-
Policia i shqipton mbi 2 mijë tiketa, 46 aksidente për 24-orë
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 185 tiketa trafiku. ...
-
Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milion euro për ndihma humanitare në Gaza
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se do të ndajë gjysmë milionë euro në formë të...
-
Tragjedia në Uashington, nxirren 40 trupa të pajetë nga lumi
Shefi i zjarrfikësve, John Donnelly, ka bërë të ditur se ekipi i tij ka vazhd...
-
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhụnụar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy gra kanë raportuar se janë dhunuar, ...