Lajme

Policia jep detaje – Konfirmohet vdekja tragjike e një gruaje në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 31 January 2025

Një grua ka vdekur në Prishtinë të enjten pas rënies nga një ndërtesë në rrugën “Jakov Xoxa”.

Policia e Kosovës konfirmoi se ngjarja ndodhi rreth orës 19:00.

“Rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën ‘Jakov Xoxa’. Viktima, një grua, e cila ka ndërruar jetë, u konstatuan nga ekipi mjekësor. Hetuesit janë duke punuar në bashkëpunim me prokurorinë për të zbardhur të gjitha detajet e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera