Pantina: Turpi e ka një emër, Albin Kurti, i cili po mundohet t’i përfitojë zemrat e qytetarëve serbë
Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 17 January 2023
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, e cila së fundmi ka aderuar në LDK, ka thënë se është e papranueshme deklarata e kryeministrit Albin Kurti, ku ai e kujton ish-politikanin e vrarë pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq.
Pantina ka thënë se lëvdata që ka bërë Kurti ndaj ish-politikanit serb, janë të turpshme, dhe se i njëjti është munduar të bëjë spastrime etnike ndaj shqiptarëve.
Pantina ka thënë se i ndjeri ishte dënuar për krime të shqiptarëve në vitin 2000.
“Secila vrasje që ka ndodhë në Kosovë, përfshirë edhe vrasjen e Oliver Ivanoviqit duhet të zbardhen, dhe për këtë tashmë ka një proces gjyqësor që është duke u zhvilluar, por kjo absolut nuk e zhbën atë se çfarë Oliver Ivanoviq kishte bërë dhe për të cilën ishte dënuar. Pra ai i ka drejtuar grupin i cili është quajtur ‘rojet e urës’ dhe të cilët kanë vrarë më shumë se dhjetë persona civil shqiptarë të pjesës veriore”.
“Pra Ivanoviq nuk ka ndihmuar në krijimin e një Kosove multietnike, përkundrazi ai ka ndihmuar në spastrimin etnik të shqiptarëve, dhe lëvdata që kryeministri ia bëri atij në 5-vjetorin e vrasjes së tij, në gjuhën më të butë themi është turp, pra turpi sot e ka një emër ka një emër dhe për mua ai është Albin Kurti”, tha Pantina.
Kritika ka pasur edhe për kohën kur Kurti e përkujtoi Ivanoviqin. Pantina thotë se njëjtë nuk veproi edhe për ish-luftëtarët e UÇK-së të cilët vdiqën javën e kaluar.“Në janar kanë ndodhur një varg vrasjesh në Kosovë. Përvjetori i Reçakut duke qenë ai më i rëndi por ka edhe njerëz tjerë që ishin vrarë edhe pas luftës e të cilat ende nuk janë zbardhur. Ishin dy ish-luftëtarë të UÇK-së që dy dite më herët e kishin përvjetorin dhe për të cilët kryeministri nuk e tha asnjë fjalë, nuk foli për veprat dhe punën e angazhimin që e kanë bërë në të mirë të Kosovës, dhe del pastaj një ditë pas masakrës së Reçakut thurë vargje për Oliver Ivanoviqin”, u shpreh ajo.
Ish-deputetja e VV-së, thotë se qëndrim të kundërt kishte Kurti sa ishte në opozitë. Madje, ia përmend edhe kritikat që i kishin adresuar në momentin kur ishte dënuar Ivanoviqi.
“Kjo e bënë edhe më të rëndë dhe më të pakuptueshme këtë deklaratë të Kurtit. Momentin që u ulë në karrigen e kryeministrit siç duket i ka harruar të gjitha ato çfarë kanë ndodhur më herët dhe tani po mundohet me veprime për mendimin tim perfide, të përfitojë zemrat e qytetarëve serb”, u shpreh Pantina, teksa shtoi se Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar së bashku me kryeministrin Albin Kurti.
Të tjera
-
Xhafer Gashi në Drenas: Me bashkimin tonë dhe përkushtimin ndaj vlerave tona, ndryshimi është i pandalshëm
Kryetari i Obiliqit dhe njëkohësisht kandidati për deputet nga radhët e Lidhj...
-
Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së zhvilluan takim në Departamentin e Shtetit së SHBA-ve
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjen...
-
Zëvendësministrja Gashi: Kosova kërkon përkrahje të shtuar nga BE-ja për integrimin euroatlantik
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, sot ka marrë...
-
Bashkim Smakaj deklarohet i pafajshëm për akuzat e ZPS-së
Bashkim Smakaj është deklaruar i pafajshëm për akuzat kundër administrimi...
-
Biden: Amerika u bë më e fortë falë politikës sonë të jashtme
Presidenti Joe Biden parashtroi parimet e tij lidhur me politikën e jasht...
-
Osmani takohet me Walkerin, e falënderon për të vërtetën e Reçakut
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim Ambasadorin William ...
-
KFOR-i: Jemi duke patrulluar me Policinë e Kosovës për të ruajtur infrastrukturën kritike në veri
KFOR-i thotë se patrullimet e rregullta dhe angazhimet me përfaqësues të komu...
-
Nesër konferenca për rastin e Liridona Ademajt, merr pjesë edhe vëllai i saj
Nesër Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konfere...
-
“Vetëm me një emër tjetër”, familjarët e të pagjeturve s’kanë pritje nga takimi në Bruksel
Komisioni i përbashkët për personat e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë do...
-
Dervishaj: Kosova mundet 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
Xhemaili drejtuar Kurtit: Klubi yt mafioz do të përfundojë mbrapa grilave
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili,...
-
Jeta Rafuna: Prishtina meriton zhvillim, transformim dhe jo bllokada, e ne e kemi vizionin dhe përkushtimin për ta bërë realitet
Jeta Rafuna kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me numë...