Refuzoi ofertën e rinovimit, Real Madrid pas talentit të United
Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 17 January 2023
Real Madrid nuk ndalet kur vjen puna te nënshkrimi i lojtarëve premtues së të ardhmes. Filozofia e Los Blancos ka ndryshuar tërësisht me “Galaktikët” që po përgatiten për të koleksionuar futbollistët më të mirë të gjeneratës së ardhshme. Dhe, në këtë drejtim objektivi i radhës për drejtuesit spanjollë është Alejandro Garnacho i Manchester United.
Argjentinasi në këtë sezon ka gjetur minuta të vlefshme nga trajneri Erik ten Hag teksa është aktivizuar në 17 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke realizuar tre gola si dhe duke regjistruar gjashtë asiste. Talenti i 18-vjeçarit që aktivizohet në rolin e sulmuesit të majtë është i padiskutueshëm me Real që qëndron vigjilent sa i takon kontratës së tij me “Djajtë e Kuq”.
Garnacho ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024 ndërsa së fundmi refuzoi ofertën për rinovim për shkak se nuk ishte i kënaqur me pagën e ofruar nga klubi. Garnacho nuk mjaftohet me 20.000 paund në javë e në këtë mes kërkon të ndërhyjë Reali që është i gatshëm të kënaqë interesat ekonomike të sulmuesit. Megjithatë, lufta është e hapur pasi United me siguri nuk do të dorëzohet lehtë duke njohur talentin e Garnachos.
Të tjera
-
Hoxhaj për Shtëpinë e Kulturës në Suharekë: Projekt i vlefshëm i PDK-së që mori mbështetjen e të gjitha qeverive
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në përurimin e...
-
Abdixhiku: LDK është ngritur në këmbë
Mijëra qytetarë mblidhen në tubimin e LDK-së në Lipjan Lidhja Demokratike ...
-
Ministrja gjermane: Bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria e Kosovës të angazhohet për zgjidhje
Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar se bllokimi i ...
-
I dyshuari 12 orë në pritje pranë klubit të golfit të ish-Presidentit Trump
Ndaj të dyshuarit për përpjekjen për të vrarë ish-Presidentin Donald Trump u ...
-
Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve
Opinionistja Aida Dërguti, ka thënë se kryeministrit Albin Kurtit nuk i konve...
-
Ministrja gjermane për Evropë: Bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria të angazhohet për zgjidhje
Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar se bllokimi i ...
-
Osmani merr pjesë në përurimin e Shtëpisë së Kulturës: Do të nderohet shteti dhe flamuri i Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në përurimin e Shtëpisë së Kul...
-
Mirena: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër
Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurti nuk do të ...
-
Bislimi udhëton në Bruksel, nesër pritet takim me Petkoviqin
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nesër në Bruksel pritet të tak...
-
Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse mund Ukraina t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi
Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të hënën se i mirëpret b...
-
Molliqaj publikon foto të Kurtit dhe Elbert Krasniqit në veri: Mashtrimi dhe realiteti
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka postuar dy fotografi ...
-
Kurti: Bashkë do të sigurojmë që Kosova të jetë një vend më i banueshëm, me i qëndrueshëm dhe i sigurt për brezat e ardhshëm
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pasdites mori pjesë ...