Rozë

Shpërtheu keq për të në “Zemër Luana”, Antonela i kthehet Big Mamës

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 16 January 2023

E ftuar disa javë më parë te ”Zemër Luana” Big Mama kishte dhënë disa deklarata të bujshme lidhur me Antonela Berishën.

Big Mama ishte e përfshirë në një lojë ku përballë kishte këngëtaren Poni dhe secila do duhet t’u përgjigjej pyetjeve të cilat u ishin bërë më titujt e këngëve të tyre.

S’e duroj”, titullohet kënga e saj, ku prej të cilës këngëtares iu drejtua ky dënim: “Na thuaj sot emrat e tre personazheve të njohur të showbizit që thjesht nuk i duron dot më!”

-Advertisement-

Këngëtarja u shpreh që personi të cilin ajo nuk duron dot është Antonela Berisha, por sipas saj, ajo nuk mund ta quante atë artiste, pasi s’mund ta krahasonte atë me artistët, sepse i ofendon nëse do e quante me atë titull.

Pikërish në po të njëjtën sfidë, ishte vendosur edhe Antonela Berisha. Ajo duhej t’i përgjigjej pyetjeve që ishin bërë për të, përndryshe do duhej të pinte birrë me fund.

“Antonela, në po të njëjtën sfidë si ti tani, pak javë më parë ka qenë edhe Big Mama, ku ka bërë një deklaratë për ty, duke thënë se nëse të quan ty artiste, fyen artistët. Ndaj duam të dimë çfarë ke për t’i thënë sonte Big Mamës në “Zemër Luana” nga e njëjta skenë, e po nga i njëjti pozicion?”, ishte kjo pyetja që iu drejtua Berishës, e cila iu përgjigj shumë thjesht: “Artistët dallohen në sjellje dhe edukatë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera