Sport

Drejtuesit e United nën “presionin” e Ten Hag

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 13 January 2023

Wout Weghorst është sulmuesi i zgjedhur nga Manchester United për pjesën e dytë të sezonit. “Djajtë e Kuq” huazuan për 2.5 milionë paund holandezin nga Besiktas teksa pjesë e marrëveshjes është edhe klubi i Burnley që zotëron kartonin e lojtarit. 30-vjeçari pritet t’i bashkohet menjëherë skuadrës nën urdhrat e trajnerit Erik ten Hag, ndërsa nga ana tjetër drejtuesit e klubit po bëjnë të pamundurën për ta vendosur sulmuesin në dispozicion të skuadrës për sfidën e së shtunës ndaj Manchester City.

Siç dihet, derbi është një ndeshje e veçantë dhe trajneri Ten Hag kërkon të shfrytëzojë çdo “armë” përballë rivalëve të qytetit. Kështu, është një luftë kundër kohës ajo që po zhvillojnë aktualisht drejtuesit e United pasi ende nuk mund të thuhet me siguri nëse Weghorst do t’ia dalë të federohet për sfidën ndaj Cityt teksa afati përfundimtar është mesnata e së premtes.

Weghorst ishte afrimi i dytë në këtë merkato për Manchester United pas portierit Butland, ndërsa mediat në ishull janë të sigurta se “Djajtë e Kuq” do të mundohen të kompletojnë edhe një tjetër goditje në sulm për të qenë totalisht të mbuluar në reaprtin ofensiv.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera