Zelensky i kërkon ushtrisë të jetë gati në kufirin me Bjellorusinë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/12/zelensky1-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
17:35 | 11 January 2023
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 11 janar se forcat ukrainase “duhet të jenë gati” në kufirin me shtetin fqinj, Bjellorusinë.
“Përveç deklaratave, ne nuk shohim asgjë të fuqishme atje, por megjithatë duhet të jemi gati si në kufi ashtu edhe në rajone”, tha ai.
Këto deklarata Zelensky i bëri pas një vizite në një rajon perëndimor të Ukrainës, ku diskutoi për mbrojtjen kufitare, mes spekulimeve në lidhje me potencialin për një ofensivë ruse përmes Bjellorusisë.
Ministria e Mbrojtjes së Britanisë në përditësimin e fundit të inteligjencës ka analizuar njoftimin për ushtrime të përbashkëta ajrore midis Rusisë dhe Bjellorusisë që do të mbahen në pjesën e dytë të janarit dhe ka minimizuar rëndësinë e prezencës së re të helikopterëve të ushtrisë ruse pranë Minskut.
Duke adresuar frikën e vazhdueshme lidhur me përhapjen e luftës në Ukrainë, inteligjenca britanike tha se dislokimi i ri i avionëve rusë në Bjellorusi, që gjendet në kufi me Ukrainën, “ka të ngjarë që të jetë vërtetë për ushtrime, sesa përgatitje për ndonjë ofensivë të re kundër Ukrainës”.
Rusia ka përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin e Ukrainës edhe pse lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka tentuar që të minimizojë rolin e shtetit të tij në konflikt.
Komandanti i forcave mbrojtëse të Kievit, gjenerallejtënant Oleksiy Pavlyuk, tha më 10 janar se ushtria ukrainase po forcon pozicionet mbrojtëse në veri dhe qyteti po përgatitet për një ofensivë të mundshme nga kufiri bjellorus./REL
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/06/SDG-Universum-Impact-Rankings-.jpg)
Të tjera
-
Arrihet marrëveshje për shkollimin e kadetëve të FSK-së në Akademinë Ushtarake “Franjo Tugjman” në Kroaci
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se miqësia mes Kosovës dhe Kro...
-
Maqedonci në Zagreb për bashkëpunim ushtarak me Kroacinë, zv.kryeministri kroat: Mbështetje qind për qind për Kosovën
Zëvendëskryeministri dhe ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq e ka pritur...
-
Klinaku paralajmëron protesta pasi Kushtetuesja i hodhi poshtë pretendimet e opozitës për veteranët
Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetari të Organizatës së Veteranëve t...
-
Gazetari amerikan Evan Gershkovich rrezikon 20 vjet burg, Rusia: Është spiun
Gjyqi ndaj gazetarit amerikan të burgosur në Rusi, Evan Gershkovich, ka nisur...
-
Rashiq për takimin Kurti-Vuçiq: Do ta rrisë intensitetin e dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq nuk ësh...
-
Kosova ia ndalon hyrjen Petkoviqit, shkak gjuha provokuese dhe propaganduese
Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i është...
-
Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë
Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj ...
-
Tri vetura dïgjen në garazhën e një ndërtese në Emshir, 30 banorë marrin ndihmë mjekësore
Tre vetura janë djegur në garazhën e një ndërtese në lagjen Emshir në Prishti...
-
Gërvalla takon Roussopoulosin, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Në kuadër të takimeve që po zhvillon në Strasburg, ministrja e Punëve të Jash...
-
Agon Maliqi për takimin e sotëm Kurti-Vuçiq në Bruksel: Dialogu ka dështuar
Pasditen e sotme në Bruksel, do të takohen pas një kohë të gjatë, kryeministr...
-
Ndryshon agjenda, shtyhet për pak orë takimi mes Kurtit e Vuçiqit në Bruksel
Bashkimi Europian në faqen zyrtare ka publikuar orare tjera të takimeve në ku...
-
Përballja Kurti-Vuçiq, Raci: “Kanë dështu si ndërmjetës edhe Borrell edhe Lajçak, nuk shoh ndonjë arritje të madhe”
Sot në ora 18:00 pritet edhe të fillojë përballja në mes të kryeministrit të ...