Sport

Tre skitarë do ta përfaqësojnë Kosovën në EYOF dimëror 2023

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 11 January 2023

Tre skitarë të skijimit alpin do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të rinj (EYOF), që prej 21-28 janar 2023 i cili do të mbahet në rajonin Friuli, Venezia dhe Giulia të Italisë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e kanë bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një postimi në “Facebook”.

Skitarët janë: Lirika Deva, Enxhi Sefaj dhe Klos Vokshi, të cilët do të garojnë në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh.

-Advertisement-

Trajnerë të tyre janë Kushtrim Deva dhe Ernest Sefaj, ndërsa shef i misionit për EYOF dimëror 2023 është Jeton Rudari.

Për Kosovën, është kjo pjesëmarrja e katërt në EYOF Dimëror, pas Erzurum 2017, Sarajeva 2019 dhe Vuokatti 2022./Gazeta Infokus/

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy