Media sllovene ‘transaksione’ tjera të GEN-I për ambasadorin Berishaj: Ku shkuan gati 100 milionë euro me ‘akrobacione kontabiliteti’?
Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 10 January 2023
Afera e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj po vazhdon.
Mediumi slloven Prava ka zbuluar të dhëna të reja ku pretendohet se rreth 100 milionë euro u shpëlanë nga kompania GEN I me ‘kontabilitet kreativ’ në mesin e tyre i përfshirë edhe diplomati kosovar.
Prava shkruan se kanë siguruar qasje në atë që ata i referohen si “kontabiliteti kreativ akrobatik të diskutueshëm të shitësit më të madh të energjisë elektrike GEN-I”.
“Ne pa dashje u vumë në dijeni për transaksionet e GEN-I në filialet e huaja në Sarajevë (BiH), Tiranë (Shqipëri) dhe Beograd (Serbi)”, shkruan mediumi slloven, transmeton portali Albanian Post.
“Kemi vënë re se në vitet 2015-2021 kanë transferuar gati 100 milionë euro në tre filialet e tyre të huaja. Nga këto, 60 milionë euro janë transferuar në Bosnje dhe Hercegovinë për të paguar për zbatimin e operacionit bankar financimi i faturave. Në Shqipëri, me shumë gjasa e kanë mbuluar humbjen e filialit shqiptar me një operacion të dyfishtë financiar të kryer në vitin 2021”.
“Për këtë kanë shpenzuar 14 milionë euro! Më në fund, vijmë në GEN-I Beograd”.
Në vitin 2019 dhe 2020 GEN-I ka kryer disa transferta në vlerë prej disa milionë eurosh për qëllime të funksionimit të bankës së financimit të faturave në degën e saj në Beograd, thuhet në këtë shkrim të mediumit slloven.
Mediumi bën ndërlidhjen mes dërgesave të parave nga GEN-I në Slloveni për tek filialet në Beograd dhe më pas pagesat nga Beogardi direkt për në kompaninë e Martin Berishajt MB Consulting.
“Është veçanërisht e rëndësishme të shikoni datat. Siç e keni vënë re në të dhënat e mësipërme, të gjitha transaksionet nga GEN-I slloven në filialin serb në Beograd kanë ardhur në vitin 2019. Nga janari 2019 deri në shtator 2020, Martin Berishaj ka bërë disa tërheqje cash në shumën prej 600 mijë eurosh nga llogaria e kompania e tij malazeze MB Consulting”.
“Gjatë kësaj periudhe, kompania sllovene GEN-I ka transferuar 4 milionë e 183 mijë e 834 euro përmes transaksioneve me derivateve financiarë nën etiketën financim ‘Fatura’ nga janari deri në dhjetor 2019. Ka shumë të ngjarë që një pjesë e parave të tërhequra të Martin Berishaj të ketë ardhur përmes remitancave sllovene gjatë kësaj periudhe”.
Mediumi Prava ka bërë edhe një ndërlidhje mes transaksioneve të GEN-I dhe fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje, por vetëm në rrafsh supozimi dhe pa ndonjë informacion konkret.
“Ka pasur disa sugjerime dhe informacione se paratë janë transferuar nga njëra nga filialet e GEN-I jashtë vendit për fushatën zgjedhore të kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti, dhe se një pjesë e parave i ka shkuar një organizatë jo qeveritare”, thuhet në tekstin e Prava.
Të tjera
-
Policia e Kosovës shqipton 2071 tiketa trafiku brenda 24 orësh
Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shqiptuar 2071 tiketa trafiku. ...
-
LAJMI I FUNDIT: Plāgoset një polic në Klinë në shtëpinë e priftit
Sot në orët e hershme të mëngjesit është plagosur një polic në Zllakuqan të K...
-
KFOR-i gjen një pu*shkë me 13 fish*ekë në Zveçan
Në komunën e Zveçanit nga njësia e KFOR-it është gjetur një pushkë e varur në...
-
Dita e Evropës, Rama: Shqipëria, më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare
Sot shënohet Dita e Evropës. Me këtë rast, kryeministri shqiptar, Edi Rama...
-
Gjendet një mjet shpër*thyes në Gjakovë, lajmërohet FSK-ja
Forcat e Sigurisë së Kosovës janë kërkuar për ndihmë pasi është hasur një mje...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, kështu do të ndahen mandatet në Kuvend
VMRO-DPME fitoi zgjedhjet parlamentare të 8 majit në Maqedoninë e Veriut. For...
-
Konjufca uron Ditën e Evropës: Kosova duhet të anëtarësohet pa kushte shtesë në KiE
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar n...
-
Sot Dita e Evropës, festë zyrtare në Kosovë
Sot është Dita e Evropës, e cila tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo vit...
-
Moti sot me vranësira e shi
Sot parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shk...
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...