Pritet dinamikë e re e dialogut Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 08 January 2023
Dinamikë e re në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet të ketë në javët në vazhdim. Megjithëse, nuk pret që së shpejti të ketë një marrëveshje finale, ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka thënë se ndërkombëtarët do të synojnë të çojnë përpara këtë proces.
Ajo ka kritikuar Qeverinë Kurti, derisa ka thënë se Serbia nuk e dëshiron planin franko-gjerman. Edhe analistë të zhvillimeve politike, kanë thënë se synimi i Serbisë është refuzimi i këtij plani.
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri nuk pret që së shpejti të nënshkruhet marrëveshja finale në Bruksel.
Megjithëse, ajo ka vlerësuar se do të ketë një dinamizim të procesit të dialogut, sipas saj, Kosova ka nevojë për platformën shtetërore me vija të kuqe për bisedimet, për çka thotë se Kurti duhet të diskutojë me opozitën.
Ajo e ka quajtur Qeverinë Kurti si të paaftë dhe amatore.
Megjithatë, Tahiri pret dinamizim të procesit të dialogut në Bruksel, duke përmendur interesimin e Bashkimit Evropian që kjo çështje të ecë përpara.
Ish-kryenegociatorja ka thënë se Serbia nuk e dëshiron planin franko-gjerman dhe kjo sipas saj, duhet të përdoret nga Kosova për ta forcuar pozicionin e saj ndërkombëtar.
Edhe analistë të zhvillimeve politike, kanë thënë se synimi i Serbisë është refuzimi i këtij plani.
Ndryshe, ditëve në vazhdim, pritet të shpeshtohen vizitat e zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë dhe të emisarëve evropianë e amerikanë për të shtyrë përpara procesin e dialogut.
Pranvera e këtij viti është përmendur si mundësi për të arritur një marrëveshje përfundimtare ndërmjet të dyja vendeve./Gazeta10/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Pluhuri Saharian ...
-
Nesër i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit nga Kosova që humbi jetën tragjikisht në aksident ditë më parë
Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit nga Kosova, Adem Buzhala, i...
-
Matoshi godet pushtetin e VV-së: Totalisht nën ndikimin rus!
Halil Matoshi ka qenë i ashpër në kritika ndaj qeverisë së Albin Kurtit. S...
-
Geci: LVV dhe PDK janë një brum
Ish-deputeti, Gani Geci, ka folur për bisedën telefonike të Mimoza Kusari-Lil...
-
Gjykata e Beogradit e lë në paraburgim Tefik Mustafën
Tefik Mustafa, u arrestua nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merd...
-
”Vendim i pamençur i kosovarëve të udhëtojnë nëpër Serbi”
Avokati Shkelzen Sopjani sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ësht...
-
Aliu: Animi i Qeverisë për zgjedhjet në Luginë ka qenë veprim i gabuar
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, ...
-
“Alo zemlajke, a po nihemi?” – Publikohet një pjesë nga biseda mes Kusari-Lilës dhe Radojçiqit
Është publikuar një bisedë e shkurtër mes shefes së grupit parlamentar të Lëv...
-
Vizita e Kurtit në fabrikën ku prodhohen dronët Bayraktar, Baykar, ZKM jep detaje
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Stambol...
-
Hendbollisjta me mbulesë nga Guinea që i’a solli Ferizajt kupën e parë në histori
Salematou Camara ka vendosur që karrierën e saj në hendboll ta bëj mijëra kil...
-
Analisti serb Dushan Janjiq: Pas zgjedhjeve të së dielës, Serbia është politikisht më pak stabile
Partia Përparimtare Serbe, e cila përkrahet nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, ...
-
Gashi: Kurti me koordinim e pa koordinim ka me e hap urën e Ibrit
Avokati, Tomë Gashi i ftuar në “FIVE”, është shprehur se hapja e urës së Ibri...