Sport

PSG nuk ka vendosur ende për të ardhmen e Ramosit

Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 03 January 2023

Paris Saint-Germaini raportohet se është ende i hapur për të zgjatur kontratën me Sergio Ramosin.

Kontrata aktuale e mbrojtësit spanjoll skadon në fund të këtij sezoni.

Ramos, i cili ishte cak i kritikave për paraqitjen e tij kundër Lens të dielën mbrëma, që ishte edhe humbja e tij e parë si lojtar i parisienëve, duke ngritur pikëpyetje në lidhje me nivelin e paraqitjeve të tij – teksa ai i po i afrohet moshës 37-vjeçare.

-Advertisement-

Ish-lojtari i Real Madridit, megjithatë, ka marrë një rol të rëndësishëm në dhomën e zhveshjes, duke udhëhequr me shembull në qëndrimet e tij profesionale dhe duke folur kur është e nevojshme, ka shkruar “L’Equipe”.

Kësisoj, drejtuesit e kampionëve janë të vetëdijshëm për këtë dhe janë gati t’i ofrojnë rinovim të kontratës edhe për një ose dy sezone tjera.

Megjithatë, vendimi përfundimtar ende nuk është marrë, pasi drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, pret që Ramos të dëshmojë se mund të jetë ende i gatshëm për të dhënë nga vetja në fushë.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy