Sport

Arsenali ndalet me barazim nga Newcastle United

Autori: Gazeta inFokus 22:46 | 03 January 2023

Arsenali e ka regjistruar një barazim pas pesë fitoreve radhazi në Premierligë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta luajti baras me Newcastle Unitedin.

Ndeshja e zhvilluar këtë të martë në “Emirates Stadium” u mbyll pa gola (0:0).

-Advertisement-

“Topçinjtë” ishin më kërkues, e dominuan ndeshjen me raste dhe posedim të topit, por nuk ia dolën edhe të shënonin gol.

Arsenali pas këtij barazimi ka 44 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, tani me tetë pikë më shumë se Manchester City i pozitës së dytë. “Qytetarët” ndeshjen e kësaj jave e luajnë më 5 janar, në udhëtim kundër Chelseat.

Newcastle United është i treti me 35 pikë.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy