Sport

Kur do të mund të debutojë Cristiano Ronaldo me Al-Nassr?

Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 03 January 2023

Debutimi i Cristiano Ronaldos me Al-Nassr mund të bëhet këtë javë, por vetëm nëse ai konsiderohet të jetë mjaftueshëm në formë.

Ylli portugez u prezantua sot si futbollist i Al-Nassr, teksa interesimi për ta ndjekur prezantimin e tij ishte i jashtëzakonshëm.

Megjithatë, debutimi i tij pritet që të ketë vëmendje edhe më të madhe.

-Advertisement-

Ronaldo ka kryer testet mjekësore dhe do të ketë të drejtë të bëjë debutimin e tij të enjten, në ndeshjen kundër Al Ta’ee, edhe pse kjo varet nga një vlerësim për gjendjen e tij fizike.

Me jo shumë kohë për seancat stërvitore me shokët e tij të rinj – dhe fakti që ai ka pasur një pushim pas Kupës së Botës “Katar 2022” – do të thotë se ai mund të jetë në bankën rezervë së paku.

Por, sipas “The Mirror”, trajneri Rudi Garcia dëshiron që Ronaldo të përfshihet në ndeshjen e së enjtes në mënyrë që të jetë më i gatshëm fizikisht për ndeshjen tjetër, kundër Al-Shabab, skuadër më të cilën “luftojnë” për titull të kampionit.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy