Kim urdhëron zgjerimin e arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 01 January 2023
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar një zgjerim “eksponencial” të arsenalit bërthamor të shtetit të tij dhe zhvillimin e më shumë raketave të fuqishme balistike ndërkontinentale, raportuan mediat më 1 janar.
Kjo deklaratë e Kim është në linjë me drejtimin e programit të tij bërthamor. Ai vazhdimisht është zotuar se do të rrisë kualitetin dhe kuantitetin e arsenalit bërthamor, për t’u përballur, siç ka thënë, me “armiqësitë” e Shteteve të Bashkuara.
“Ata tani duhen të izolojnë dhe ngufasin [Korenë e Verut], që është gjë e paprecedentë në historinë njerëzore”, tha Kim gjatë një takimi me partinë në pushtet, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve. “Kjo situatë kërkon që të dyfishohen përpjekjet për të forcuar në masë të madhe muskujt ushtarakë”.
Kim kërkoi për “një rritje eksponenciale të arsenalit të armëve të shtetit”, të prodhohen armë taktike bërthamore për të shënjestruar Korenë e Jugut. Ai po ashtu kërkoi që raketat balistike ndërkontinentale të kenë aftësi “të kundërsulmeve të shpejta” dhe një armë e tillë, sipas Kim, i duhet për të sulmuar tokën amerikane.
Muajin e kaluar, Koreja e Veriut pretendoi se ka kryer teste kyçe për zhvillimin e një arme të re strategjike, që me gjasë është referencë për një raketë balistike ndërkontinentale.
Koreja e Veriut e sheh Korenë e Jugut si shtet armik, ndërkaq thotë se SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë politika armiqësore ndaj Veriut.
Javën e kaluar, Koreja e Jugut paralajmëroi se çdo përpjekje e Veriut për të përdorur armë bërthamore “do të çonte në rrëzimin e Qeverisë së Kim Jong Unit”. Paralajmërime të tilla më herët ka bërë edhe ushtria amerikane.
Koreja e Veriut në orët e para të së dielës lëshoi raketa me rreze të mesme veprimi, që sipas Koresë së Jugut dhe Japonisë fluturuan për afër 400 kiometra.
Më 2022, Koreja e Veriut ka lëshuar mbi 70 raketa, përfshirë tri raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të Koresë së Jugut gjatë së shtunës./REL
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...