Osmani: Kryesimi me OSBE-në sfida më e madhe për vitin 2023
Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 31 December 2022
Fillimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian pas 17 viteve të statusit kandidat, përshpejtimi i procesit të reformave të BE-së, lançimi i Dialogut Strategjik me SHBA-të dhe nënshkrimi i marrëveshjes së Frontex-it, që për shumë vite kishte ngecur për shkak të mosmarrëveshjes për përdorimin e gjuhës maqedonase, janë një nga sukseset më të rëndësishme të cilat Maqedonia e Veriut ka arritur në fushën e politikës së jashtme në vitin 2022, e të cilat drejtpërdrejt ndikojnë në përparimin e vendit.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në fjalimin e tij të Vitit të Ri para opinionit, i theksoi përfitimet e negociatave me BE-në, për të cilat tha se do t’i ndjejmë shumë shpejt, duke potencuar se çdo hap përpara në negociata do të nënkuptojë edhe hap përpara për sa i përket cilësisë së jetës për çdo qytetar.
“Në vitin 2022 sollëm vendime që shumë shpejt e bënë realitet ëndrrën tonë për një vend të fuqishëm ekonomikisht. I filluam negociatat me Bashkimin Evropian, me çka e realizuam qëllimin kryesor strategjik të vendosur para 30 viteve. Fillimi i negociatave me BE-në nënkupton forcimin e fuqisë blerëse të qytetarëve, por edhe uljen e cenueshmërisë sociale të shoqërisë sonë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për jetë cilësore dhe të sigurt të të gjithë qytetarëve tanë”, theksoi Osmani.
Vitin e kaluar, vendi e filloi edhe anëtarësimin në Unionin për Mesdheun, si një nga organizatat më të mëdha multilaterale për bashkëpunimin e Evropës me vendet e Mesdheut, ndërsa ishte organizuar edhe edicioni i dytë i “Forumit të Prespës për Dialog”, me qëllim që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të jetë ndërtuese e urave në të gjithë rajonin.
Sfida më e madhe në vitin e ardhshëm fillon më 1 janar 2023, kur Republika e Maqedonisë së Veriut zyrtarisht fillon Presidencën me OSBE-në – Organizatën më të madhe Rajonale për Siguri dhe Bashkëpunim, e cila përfshin 57 shtete pjesëmarrëse nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika e Veriut, ndërsa si kryesues zyrtar i OSBE-së për vitin 2023 është emëruar Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
BB MediaBB Media
“2023 do të jetë një vit i rëndësishëm për pozicionin ndërkombëtar të vendit. Forcimi i pozicionit ndërkombëtar të vendit nënkupton investim afatgjatë në zhvillimin ekonomik, mundësi të reja për të rinjtë dhe stabilitet. Në kushtet e luftës në rajonin e OSBE-së dhe marrëdhënieve të rënduara politike mes vendeve anëtare, do të fokusohemi në qetësimin e tensioneve, rikthimin e besimit, prosperitetin dhe sigurinë e përgjithshme të njerëzve”, theksoi Ministri i Punëve të Jashtme dhe Kryesuesi i OSBE-së në vitin 2023, Bujar Osmani në fjalimin e tij të Vitit të Ri për publikun.
Kryesimi me OSBE-në për Maqedoninë e Veriut paraqet një lloj njohjeje për vendin, i cili nga përdorues i mekanizmave të sigurisë bëhet aktor aktiv në gjenerimin e stabilitetit në një kontekst më të gjerë rajonal.
“Maqedonia e Veriut deri më tani, shpesh here e ka treguar kapacitetin e saj, se përmes dialogut politik, mjeteve demokratike dhe qeverisjes demokratike, i realizon qëllimet e veta, si në aspektin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Tani kemi mundësi që me pjekurinë dhe njohuritë tona të jemi lojtar kyç, t’i udhëheqim dhe të kontribuojmë në politikat dhe proceset ndërkombëtare”, theksoi Ministri Osmani.
Osmani theksoi se Kryesimi i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në do të fokusohet tek njerëzit dhe avancimi i cilësisë së jetës së tyre.
“Fokusi ynë, si vend kryesues, do të jenë misionet në terren. Do të ndërmarrim dhe mbështesim aktivitete konkrete me qëllim lehtësimin e jetës së njerëzve, avancimin të të drejtave dhe lirive të tyre”, theksoi Osmani.
Përveç fokusit në terren në zonat e përfshira nga konflikti, prioritetet e Maqedonisë së Veriut si kryesuese do të jenë riafirmimi i përfitimeve të OSBE-së dhe rinovimi i dialogut, si dhe rikthimi i besimit dhe investimi në paqen dhe qëndrueshmërinë e OSBE-së, si mënyra më e mirë për t’u ballafaquar me sfidat e sigurisë.
Ministri Osmani në fjalimin e tij drejtuar publikut uroi që viti i ardhshëm 2023 të jetë një vit edhe më i suksesshëm, i cili do të na bashkojë kundër ndarjeve dhe do të krijojë mundësi që t’i përkushtohemi progresit duke shikuar drejt të ardhmes, gjë që është rrugë e vetme drejt suksesit./KlanMacedonia
Të tjera
-
Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë ...
-
Imami kosovar thirrje Kurtit e Haxhiut: Lejoni shamitë në shkolla!
Imami Kosovar Labinot Maliqi, përmes një postimi ne facebook i ka bërë thirrj...
-
Besnik Tahiri: Nëse e bën këtë, unë i them hallall të koftë Albin Kurti
Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i pakënaqur me punën e...
-
Marëdhënie në nivel strategjik
Kina deklaroi ngritjen e marrëdhënieve me Hungarinë Serbinë mbi nivelin e par...
-
Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të jetë me 30 deputetë shqiptarë
Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqip...
-
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Radoiçiqit, fituan miliona euro
Mbi 23.5 milionë euro. Kaq fituan tri kompani ndërtimi në Serbi, të cilat gje...
-
Kurti: Vazhdojnë të mblidhen dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Institut...
-
Gjenerali amerikan merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Gjeneral brigade Arthur J. Garffer nga ushtria amerikane ka marrë zyrtarisht ...
-
Bajrami – Gërvallës: S’mbulohën dështimet në politikën e jashtme me të pavërteta për ekonominë e Kosovës
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar, min...
-
Abdixhiku takon delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së: LDK-ja i ruan dhe i kultivon raporte me forcat kryesore evropiane
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka mirëpritur delegacionin 30 anët...
-
Skandaloze: Në parcelën ku duhet të ndërtohet një çerdhe në Prishtinë, po ngrihet një objekt banesor
Një skandal i madh, i pa parë deri më tash po ndodh në komunën e Prishtinës, ...
-
Bashkëluftetari i Ilir Konushevcit: S’kemi menduar kurrë se do t’i bëhej pritë në shtetin që kishim më së shumti besim
Sot janë bërë 26 vjet që nga rënia e heroit të kombit, Ilir Konushevci, bashk...