1 muaj paraburgim për personin që dyshohet se sulmoi fizikisht dhe kërcënoi gruan e tij
Autori: Gazeta inFokus
15:40 | 21 December 2022
Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Q.M., i cili dysohet për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”.
Gjykata njofton se në shtëpinë e tyre, i dyshuari pas një mosmarrëveshje me gruan e tij, ka përdorur forcë fizike dhe ka përdorur fjalë kërcënuese.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri Q.M., më 18 nëntor 2022, në një fshat të Komunës së Kaçanikut, saktësisht në shtëpinë e tyre, pas një mosmarrëveshje që kishin me bashkëshorten e tij – të dëmtuarën F.M., me dashje ka përdorur forcën fizike ndaj të dëmtuarës, duke e kapur për flokë dhe marrur telefonin celular të saj, por se e njëjta nuk kishte kërkuar tretman mjekësor, me të cilat veprime dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi nga neni 184 paragrafi 1 të KPRK-së.
Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar se me datë, kohë dhe vend të shënuar si më lart, i pandehuri pas një mosmarrëveshje që kishte me bashkëshorten e tij – të dëmtuarën F.M., në atë mënyrë që me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, e kanos të dëmtuarën me fjalë me përmbajtje kërcënuese. Me ç` rast tek e dëmtuara ka shkaktuar shqetësim, frikë dhe pasiguri, me të cilat veprime i pandehuri Q.M., dyshohet se ka kryer veprën penale kanosja nga neni 181 paragrafi 2 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Caktohet masa e paraburgimit ndaj Q.M., i dyshuar për dy vepra penale
Ferizaj, 21 dhjetor 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Q.M., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale sulmi nga neni 184 paragrafi 1; kanosja nga neni 181 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri Q.M., më 18 nëntor 2022, në një fshat të Komunës së Kaçanikut, saktësisht në shtëpinë e tyre, pas një mosmarrëveshje që kishin me bashkëshorten e tij – të dëmtuarën F.M., me dashje ka përdorur forcën fizike ndaj të dëmtuarës, duke e kapur për flokë dhe marrur telefonin celular të saj, por se e njëjta nuk kishte kërkuar tretman mjekësor, me të cilat veprime dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi nga neni 184 paragrafi 1 të KPRK-së.
Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar se me datë, kohë dhe vend të shënuar si më lart, i pandehuri pas një mosmarrëveshje që kishte me bashkëshorten e tij – të dëmtuarën F.M., në atë mënyrë që me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, e kanos të dëmtuarën me fjalë me përmbajtje kërcënuese. Me ç` rast tek e dëmtuara ka shkaktuar shqetësim, frikë dhe pasiguri, me të cilat veprime i pandehuri Q.M., dyshohet se ka kryer veprën penale kanosja nga neni 181 paragrafi 2 të KPRK-së.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i`u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditëve.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...

































