Borrell informon liderët e BE-së për tensionet Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 15 December 2022
Përfaqësuesi i lartë për politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do të informojë liderët e 27 shteteve anëtare të bllokut për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, në samitin që mbahet më 15 dhjetor në Bruksel.
Paraprakisht, situata në Kosovë, nuk kishte qenë e paralajmëruar të ishte në agjendë.
“E dini se ditëve të fundit jemi përballur me probleme të mëdha në veri të Kosovës. E kam dërguar të dërguarin e posaçëm [të BE-së për dialogun Kosovë Serbi] Mirosllav Lajçak në rajon, në Prishtinë dhe Beograd, menjëherë pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së. Do t’iu raportoj liderëve për situatën dhe do të kërkoj uljen e tensioneve dhe t’i kthehen dialogut, që është rruga e vetme për të siguruar perspektivë evropiane për Kosovën dhe Serbinë”, tha Borrell.
Më 13 dhe 14 dhjetor, Lajçak ka qëndruar në Kosovë dhe Serbi, dhe së bashku me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë kërkuar heqjen e barrikadave.
“Është absolutisht e nevojshme që këto probleme të ndalen. Barrikadat duhet të hiqen, të kthehet qetësia, të kthehen diskutimet. Diskutimet për propozimin që kemi vënë në tryezë për të gjetur një zgjidhje të përhershme të tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha Borrell.
Që nga 6 dhjetori, në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë regjistruar një sërë incidentesh me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.
Disa serbë lokalë, më 10 dhjetor ngritën barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës, të cilin Kosova thotë se dyshohet për “sulmin terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Ndërkaq, sa i përket konkluzioneve nga samiti të BE-së, liderët evropian pritet të konfirmojnë dhënien e statusit të vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën.
Ministrat e Jashtëm të BE-së më 13 dhjetor arritën pajtim për dhënien e statusit të kandidatit për Bosnjën, por ky vendim formalisht do të konfirmohet nga shefat e shteteve apo qeverive të shteteve anëtare të bllokut.
Borrell po ashtu tha se dhënia e statusit të kandidatit, është një hap i rëndësishëm për Bosnjën, por për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Do të flas edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor. Në Bosnjë e Hercegovinë, mbështes fuqishëm statusin e kandidatit. Do të jetë një rast i mirë për liderët e Bosnjë e Hercegovinës që të shtyjnë përpara reformat”, tha Borrell.
Ndryshe, Kosova më 15 dhjetor dorëzoi aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në ceremoninë e mbajtur në Pragë të Çekisë – shteti që udhëheq Presidencën e BE-së – kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se aplikimi i Kosovës është “e jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë”./rel
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Deda: Shkuarja në zgjedhje është në interes të Kosovës
Sipas analistit Ilir Deda, zgjedhjet potenciale parlamentare sivjet janë në i...
-
Nëse ju është vjedhur telefoni, Google ka një zgjidhje për ju për ta gjetur atë
Pas një vonese të gjatë, Google lansoi rrjetin Find My Device për gjetjen e t...
-
Haradinaj: Prapa nismës për shpërbërjen e Kuvendit është Kurti, po i rrëshqet toka nën këmbë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kurtit “duket që po i rrëshqet...
-
Krasniqi me njoftim të ri: Të mblidhemi sa ma parë të gjithë liderët, të vendosim datën e zgjedhjeve
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është deklaruar edhe në profilin e tij në ...
-
E refuzoi takimin me Kurtin, Abdixhiku flet për bukuritë dhe mikpritjen e Dragashit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdxhiku partia e të cilit r...
-
LDK, Kurtit: Nëse ka vullnet për zgjedhje, shkojmë sonte
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se LDK është e gatshme për zgjedhje, ...
-
“Kurti e gjeti sonte mënyrën për të dhënë dorëheqje”
Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini, tha se kryeministri Kurti sonte e ka gjet...
-
Nisin punimet në rrugën Junik-Rastavic, Shehu tregon rëndësinë e saj
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu njofton për punimet për asfaltimin e rrugës ...
-
Kurti pas takimit me Krasniqin: Zgjedhjet e radhës janë çështje të muajve, stinë më të përshtatshme për mbajtjen e tyre pranvera ose vjeshta
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar për media pas takimit që ...
-
Krasniqi del nga takimi me Kurtin, insiston në mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe kryetarit t...
-
Rasti Subvencionet 5 / Gjykata merr vendim ndaj 10 personave të akuzuar
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur Aktgjykimi...