Komunat fitojnë betejën me Qeverinë – Paratë e tyre mbesin në komuna, jo në Qeveri
Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 15 December 2022
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas votimit të amandamentit të projektligjit për buxhetin të propozuar nga LDK.
Kryetari i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi, në një përgjigje për Gazeta Blic, ka thënë se po të miratohej pika 6 e nenit 9, përmes së cilës parashihej marrja e të hyrave vetanake të pashpenzuara të komunave, ato do të humbnin dhjetëra miliona euro.
“Pas lobimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Parlamenti i Republikës së Kosovës sapo tërhoqi pikën 6 të nenit 9 ku ishte i paraparë marrja e të hyrave vetanake të pashpenzuara të komunave nga vitet paraprake. Po të miratohej kjo pikë e këtij neni, komunat do të humbnin me dhjetëra miliona euro të parapara për investime kapitale të cilat do të ndikonin në përmirësimin e jetës së qytetarit”, thotë ai.Sipas Ibrahimit, po të miratohej ajo pikë, po ashtu do të shkelej ligji për Menaxhimin e Financave Publike, ai për financa lokale por edhe Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.
“Gjithashtu, po të miratohej kjo pikë e këtij neni, atëherë do shkelej Ligji për Menaxhimin e Financave Publike, ai për financa lokale por edhe Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale. Urime komunave të Republikës së Kosovës”, deklaron Sazan Ibrahimi.
Të tjera
-
Rasti Subvencionet 5 / Gjykata merr vendim ndaj 10 personave të akuzuar
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur Aktgjykimi...
-
Vuçiq nuk shkon në Kotor ku mbahet takimi i liderëve të rajonit, Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do të marrë pjesë në samiti...
-
Lladrovci fton qytetarët të regjistrohen: Regjistrimi Juaj, i jep vlerë edhe komunës edhe Kosovës!
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët e komunës...
-
Kjo zonë në Kosovë në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete të fuqishme
Ministria e Ekonomisë ka dalë me detaje për tërmetin e sotëm që goditi Kosovë...
-
Dënohen dhe dëbohen dy rusët e ndaluar në veri të Kosovës
Dy shtetasit rusë, që janë ndaluar ditë më parë nga autoritetet e Kosovës për...
-
Policia gjatë një bastisje në Leposaviq gjenë narkotik, ar*më zjarri dhe municion
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një bastisje në Mitrovic...
-
Ahmetaj: Kurti e ka sjellë vendin në një situatë pa krye
Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, tha se kryeministri Albin Kurti e ka s...
-
Haradinaj në Prizren, viziton fabrikën që eksporton jashtë vendit: Ky është shembull suksesi i krijuar me djersë, e Kryeministri kënaqet me “Petët e Atiqit”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Nis takimi mes Kurtit dhe Krasniqit
Albin Kurti dhe Memli Krasniqi kanë nisur takimin dy palësh. Kreu i PDK’së...
-
Haziri: Pas 16 majit, Kosova politikisht nuk do të jetë më e njëjtë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se “Kosova politikisht nuk është...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Malishevë
Pasditen e së hënës ka ndodhur një tërmet në zonën e Malishevës. Siç rapor...
-
Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike në ShBA do të vizitojë Kosovën
Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike në Departamentin Amerikan e S...