Gjyshinca: Pritet të ketë veprime në veri, barrikadat nuk do të normalizohen
Autori: Gazeta inFokus 20:24 | 14 December 2022
Deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca ka thënë se Serbia është ekspozuar me veprimet e saj kohëve të fundit dhe për një gjë të tillë, Gjyshinca ia lë meritat Qeverisë Kurti. Krahas kësaj, ai ka treguar se KFOR-i pritet të ndërmarrë veprime lidhur me situatën në veri të Kosovës dhe se koordinimi me aleatët ndërkombëtar nuk ka munguar në procesin e aplikimit të Kosovës në BE.
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca ka thënë se pritet që trupat e KFOR-it të veprojnë së shpejti në Veri, aty ku tash e disa ditë po qëndrojnë barrikadat.
I ftuar në RTV Dukagjini, Gjyshinca ka thënë se Serbia është ekspozuar me veprimet e saj kohëve të fundit dhe për një gjë të tillë, Gjyshinca ia lë meritat Qeverisë Kurti.
“Është ekspozuar në mënyrë të jashtëzakonshme Serbia, ditëve të fundit. Dhe po e shihni kritikën, presionin që po bie nga BE-ja dhe SHBA-të… unë mendoj që kjo ka qenë nga vendimet taktike dhe të duhura të kësaj qeverie”, ka deklaruar ai.
Krahas kësaj, deputeti Gjyshinca ka thënë se priten veprime të KFOR-it për barikadat që po zënë vend në Veri tash e sa ditë.
“Ka një punë që po bëhet nga Qeveria e Kosovës bashkë me trupat e KFOR-it dhe padyshim që, prej asaj ç’ka di un, pritet që së shpejti të ketë veprime atje”, ka thënë Gjyshinca gjersa ka theksuar se “Barikadat nuk do të normalizohen”.
Kosova ka nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të mërkurën e 14 dhjetorit.
Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të aplikimit. Ndonëse nuk parashihej e nevojshme që një aplikim i tillë të nënshkruhej nga të tre, Gjyshinca thotë se një veprim i tillë i shton aplikimit një legjitimitet.
“Nënshkrimi që është bërë sot nga të gjithë përfaqësuesit e institucioneve kryesore, pra nga lidershipi i shtetit, i jep një legjitimitet të jashtëzakonshëm këtij akti dhe mendoj se duhet parë vetëm këtë formë”, ka deklaruar ai.
Krahas kësaj, ai ka theksuar se në një proces të tillë nuk ka munguar as koordinimi me partnerët ndërkombëtar.
“I gjithë procesi që nga dita e parë, është bërë në koordinimin me shtetet tona partnere. Edhe zyra e zëvëndëskryeministrit Bislimi por edhe e akterëve të tjerë të Kosovës duke filluar nga presidenca, kryeministria, qeveria, i kemi njoftuar institucionet homolge që Kosova do t’a dorëzojë këtë kandidaturë për statusin e anëtarit të BE-së… përtej kësaj, ka pasur edhe koordinim se si duhet shkuar me hapat lidhur me këtë çështje”, ka deklaruar Gjyshinca.
Ceremonia është zhvilluar në Kabinetin e Presidentes së Kosovës.
Të tjera
-
Incidenti në kishën e Zllakuqanit ku mbeti i plagosur një polic, reagon Sveçla
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, u tentua të kryhej vjedhje në kishën...
-
Problemi me valët, Telekomi jep një shpjegim për konsumatorët
Përgjatë ditës së enjte, janë raportuar probleme të shumta me valët tek numra...
-
Szunyog: Të punojmë dhe rregullojmë edhe më mirë raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në ditën e Evropës, 9 majin, kë...
-
Dezinformatat për Gabriel Escobar, Qeveria mohon se lajmi për largimin e tij ka rrjedhur prej tyre
Qeveria e Kosovës ka mohuar se lajmi që qarkulloi në fundjavë për “shkarkimin...
-
Publikohem pamjet/ Alma Arrazi afër Bunës, tre fëmijët ndjekin për dore nënën drejt rrugës pa kthim
Këto janë momentet e fundit të jetës së 39-vjeçares Alma Arrazi dhe tre fëmij...
-
Vajzën ia vrānë në Fushë Kosovë, shpërthejnë në lot prindërit e Claras
Argjentinasja 27-vjeçare ka vdekur më 2 gusht pasi ka rënë nga kati i gjashtë...
-
Rohde: Shpresojmë se Kosova do të bëhet anëtare e BE’së një ditë
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, po shënon Ditën e Evropës në sheshin kryesor ...
-
IPK e arrestoi: Ky është polici nga Gjakova që ngacmoi sek* ualisht të miturën
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një zyrtari polic...
-
Arrestohet polici në Gjakovë, ngacmoi sek *ualisht të miturën
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrt...
-
Haradinaj kujton Ilir Konushevcin: Pas rënies së Luanit, humbja e tij ishte goditje e rëndë për ne
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Sadik Shabani
Dje është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Sadik Shabani nga Vushtrria. S...
-
Këngëtarja Teuta Selimi viktimë e dhünës në familje, e denoncon bashkëshortin dhe vëllain
Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, d...