Rozë

Arta Elezaj zbulon se dhurata më e shtrenjtë që ka marrë është një orë

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 12 December 2022

Ajo nuk ka dyshim se është njëra nga modelet më të komentuara në showbizin shqiptar dhe jo vetëm.

Bëhet fjalë për Arta Elezajn, e cila ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Zemër Luana” nën autorësinë e Luana Vjollcës.

Bukuroshja nga Klina i është përgjigjur disa pyetjeve, e një prej tyre kishte të bënte me dhuratën më të shtrenjtë që ka marrë.

-Advertisement-

“Cila është dhurata më e shtrenjtë që ajo ka bërë dhe ajo që i kanë bërë të tjerët”, ka qenë pyetja drejtuar ish-aktores së “O sa mirë”.

Kaçurrelja theksoi se dhurata më e shtrenjtë që i kanë bërë është ora që mbante në dorën e saj të majtë mbrëmjen e sotme.

Duhet përmendur se ora që mbante në dorë sonte është vënë re edhe nga faqet e veshjeve nëpër rrjete sociale dhe sipas kërkimeve kushton plot 48 mijë euro.

E njëjta është përfolur shumë herë për luksin që gëzon, jetën e pushimet e shtrenjta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera